6.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësMbahet konferenca e paraqitjes së Mesazhit të Atit të Shenjtë Françesku për...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësMbahet konferenca e paraqitjes së Mesazhit të Atit të Shenjtë Françesku për...

Mbahet konferenca e paraqitjes së Mesazhit të Atit të Shenjtë Françesku për Ditën e 55-të Botërore të Paqes me temë: “Dialog midis gjeneratash arsimi dhe puna: mjetet për të ndërtuar një paqe që zgjat”.

U organizua sot në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, konferenca e paraqitjes së Mesazhit të Atit të Shenjtë Françesku për Ditën e 55-të Botërore të Paqes me temë: “Dialog midis gjeneratash arsimi dhe puna: mjetet për të ndërtuar një paqe që zgjat”.

“E drejtë, por edhe e domosdoshme të ballafaqohemi; pyetje që i përkasin dialogut midis breznive, edukimit dhe punës që janë të nevojshme për një paqe thotë Papa Françesku, të qendrushme, theksoj Imzot Arjan Dodaj, gjatë fjalës së tij. Edhe shoqëria jonë shqiptare për brezat e rinj, për të ardhmen e saj do të gjej shumë përgjigje brenda këtij mesazhi të Papa Françeskut.”

“Në çdo epokë, paqja është njëkohësisht një dhuratë nga lart dhe një fryt i angazhimit të përbashkët. Ekziston në fakt, një “arkitekturë” e paqes, ku ndërhyjnë institucionet e ndryshme të shoqërisë dhe ekziston një “mjeshtëri” e paqes që përfshin secilin prej nesh personalisht. Të gjithë mund të bashkëpunojnë për tëndërtuar një botë më paqësore: duke filluar nga zemra e tyre dhe nga marrëdhëniet në familje, në shoqëri dhe më mjedisin, deri te marrëdheniet mes popujve dhe shteteve. Këtu do doja të propozoja tre rrugë – shton Ati i Shenjtë Françesku, për ndërtimin e një paqeje të qendrushme. Para së gjithash, dialogun mes brezave, si bazë për realizimin e projekteve të bashkëndara. Së dyti, edukimin, si faktor lirie, përgjegjësie dhe zhvillimi. Në fund, punën për një realizim të plotë të dinjitetit njerëzor. Pra, bëhët fjalë për tre elemente pë pazgjidhshme…”

Ky takim i përvitshëm vjen si bashkëpunim i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri, si një reflektim mbi Mesazhin e Papa Françeskut për Ditën Botërore të Paqes 2022.

Në prezantimin e Mesazhit për Ditën Botërore të Paqes merrnin pjesë Imzot Luigi Bonazzi, Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës; Lindita Nikolla, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë; Atë Jerome Ndo Mih, President i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë; gjithashtu u mbajt një kumtesë edhe nga Imzot Lazzaro You Heung-Sik, Prefekti i Kongregatës për Klerin.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme