HomeKulturëMe 15 korrik organizohet konferenca shkencore jubilare “Papa Klementi XI dhe Shqipëria”...

Me 15 korrik organizohet konferenca shkencore jubilare “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kuadër të 300 vjetorit të ndarjes nga jeta të Papa Klementi XI, të enjten e 15 korrikut, do të zhvillohet një konferencë shkencore jubilare nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në bashkëpunim me Nunciaturën Apostolike në Shqipëri me temë “Papa Klementi XI dhe Shqipëria“.

Në këtë konferencë shkencore për jetën dhe kontributin e Papa Klementi XI do të flasin Dom Nikë Ukgjini, At Mikel Pllumbaj, Prof. Bardhyl Demiraj, Prof. Francesco Altimari, Prof. Evalda Paci, Prof. Ardian Ndreca dhe Dr. Albin Saraçi.

Fjala hapëse e kësaj konference do të bëhet nga Nunci Apostolik, Imzot Luigi Bonazzi dhe nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Konferenca do të moderohet nga historiani Pëllumb Xhufi.

Ky takim do të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Shkencave, ndërsa të interesuarit mund ta ndjekin edhe nëpërmjet platformës online: https://us02web.zoom.us/j/87155445481?pwd=NnZzcEJ0TFRpUlFPOHl1SEluVnlndz09 Meeting ID: 871 5544 5481 Passcode: 075047

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme