14.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësVigjilja e lutjes për përgatitjen e hyrjes së Arqipeshkvit të ri...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësVigjilja e lutjes për përgatitjen e hyrjes së Arqipeshkvit të ri...

Vigjilja e lutjes për përgatitjen e hyrjes së Arqipeshkvit të ri Imzot Arjan Dodaj

Në vigjilje të fillimit të shërbimit baritor ipeshkvor të Imzot Arjan Dodaj si Arqipeshkëv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, në mbrëmjen e së enjtes (20 Janar) në Katedralen e Shën Palit në Tiranë është zhvilluar një moment lutjeje e cila u udhëhoq nga Arqipeshkvi aktual, Imzot George Frendo.

Vigjilja e lutjes nisi me një anim “Kisha jone dioqezane po përjeton një moment të rëndësishëm në historinë e saj, pas shërbesës baritore të të dashurit Imzot George Frendo, ndaj të cilit shkon respekti ynë plot dashuri dhe mirënjohje, Papa Françesku, na ka dhuruar një bari të ri, Imzot Arjan Dodaj. Lutja jonë forcohet, bëhet më e zjarrtë përgjatë këtyre ditëve, veçanërisht në këtë vigjilje, të jetë një lutje lavdërimi dhe falenderimi për Atin, që kurrë nuk braktis bijtë e tij, një lutje për të gjithë bashkësinë tonë dioqezane, e thirrur për të mikpritur Arqipeshkvin e ri dhe që “të ecim bashkë” me të, një lutje për Imzot Arjanin, Shpirti i Shenjtë e shoqëroftë gjithmonë në ushtrimin e detyrës së re dhe e bëftë të qetë dhe frytdhënës”.

Pas këtij momenti u bë lutja e Shpirtit Shenjtë ku për çdo lutje, ndizej një qiri të cilit ishin të vendosur në altar. Në mbarim të lutjes në altar u ndezën 7 qirinj.

Pas këtij momenti filloj edhe adhurimi, ku u bë ekspozimi i të shenjtërueshmit Sakrament dhe u bë një lutje e përbashkët më të gjithë besimtarët e pranishëm.

Adhurimi i të shenjtërueshmit Sakrament u bë më katër pjesë. Në cddo pjesë të lutjes lexohej një psalm, një lexim prej Ungjillit shenjt dhe një lexim për detyrën e Ipeshkvit.

Momenti i parë i lutjes titullohej “Ipeshkvi, bari i një Kishe në mision”. Në këtë pjesë u lexua psalmi 24, një lexim i Ungjillit shenjt sipas Gjonit dhe një pjesë prej Nxitjes Apostolike “Evangelii Gaudium” të Papa Françeskut.

Momenti i dytë i lutjes titullohej “Ipeshkvi, mësues i një kishe në dëgjim”. Në këtë pjesë u lexua psalmi 15, një leximi i Ungjillit shenjt sipas Markut dhe një pjesë prej librit “Il Vescovo” shkruar nga Kardinal Karlo Maria Martini dhe gjithashtu u bë edhe një lutje litanike.

Momenti i tretë i lutjes titullohej “Ipeshkvi, vëlla në një kishë familjeje”. Në këtë moment të tretë të lutjes u lexuan paragrafët 3-4 (Zbulesa 15), një lexim nga Ungjilli Shenjt sipas Gjonit dhe një pjesë nga letra apostolike “Novo Millenio Ineunte” e Shën Gjon Palit II.

Momenti i fundit i lutjes titullohej “Ipeshkvi, shërbëtor dhe mbrojtës i besimit”. Në këtë moment të fundit u lexua një pjesë nga psalmi 112, një lexim prej Veprave të Apostujve dhe një pjesë nga një predikim i Papës së nderit Benedikti XVI.

Pas kësaj u bë një lutje universale dhe bekimi eukaristik i besimtarëve me të Shenjtërueshmin Sakrament nga Imzot Frendo.

Vigjilja e kësaj lutje u mbyll nga disa fjalë të Imzot Frendos dhe Imzot Arjanit.

Imzot Frendo e uroj Imzot Arjanin për fillimin e shërbimit baritor në Arqidioqezën Metropolitane Tiranë- Durrës, ndërsa Imzot Dodaj e falenderoi Imzot Frendon për shërbimin e tij gjatë këtyre viteve në Shqipëri.

Të shtunën e 22 Janarit në meshën e zhvilluar në orën 10:00 në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Imzot Arjan Dodaj merr edhe zyrtarisht detyrën si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme