Ditën e djeshme në famullinë e Velipojës është vendosur truporja “Jezusi i Nazaretit”.
Kjo trupore u bekua nga Arqipeshkvi i Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra i cili udhëhoqi edhe Meshën e Shenjtë.
Bekimi i trupores “ Jezusi i Nazaretit” u bë pas Meshës së Shenjtë në praninë e famullitarit, don Marian Gega, të bamirësve dhe të besimtarëve.