17.5 C
Tirana
HomeKISHUrimi i Kreut të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Massafra për Papa Françeskun: Gëzuar...
HomeKISHUrimi i Kreut të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Massafra për Papa Françeskun: Gëzuar...

Urimi i Kreut të Konferencës Ipeshkvore, Imzot Massafra për Papa Françeskun: Gëzuar 85-vjetorin Atë i Shenjtë, “ad multos annos!”

Papa Françesku kremton sot përvjetorin e tij të 85-të, ndërsa vetëm pak ditë më parë, më 13 dhjetor, kujtoi një festë tjetër të rëndësishme, atë të 52-vjetorit të meshtarisë. Së bashku me autoritetet e me njerëzit nga i gjithë globi, që i dërgojnë urime Atit të Shenjtë, mbërrin në Vatikan edhe urimi i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe i besimtarëve shqiptarë.

Kreu i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv metropolit i Shkodër-Pultit, e falënderon Atin e Shenjtë për gjithçka ka bërë për shqiptarët, por falënderon edhe Zotin për shërbimin e tij në të mirë të Kishës Katolike e të mbarë botës. “Ad multos annos”, për shumë vjet, përfundon urimi i imzot Massafra-s.

Urimi i plotë i Imzot Angelo Massafras:

Të dashur lexues, sot 17 dhjetori është ditëlindja e Papa Françeskut, ne në Shkodër në mëngjes herët, gjatë meshës së nëntëditëshit që kremtojmë në 06:30, jemi lutur për të dhe Urime Ati i Shenjtë për ditëlindjen tuaj, Zoti të ndihmoftë dhe urime jo vetëm nga ana ime personale dhe dioqezane, por edhe nga ana e gjithë Ipeshkvijve, që lutemi për juve. Faleminderit për të gjithë kujdesin atëror që keni ndaj nesh, ju kemi dërguar edhe mesazhin zyrtar nëpërmjet Nunciaturës dhe shpresoj që brenda ditës të arrijë, dhe Papa ta lexojë, dhe falenderoj gjithmonë Papa Françeskun, kështu thashë në mesazhin, për të gjithë fjalët që bën, për të gjithë dashurinë që ka ndaj Kishës sonë të vogël, dhe duke pajisur tani me Arqipeshkvin e ri shqiptar, Monsinjor Arjan Dodaj, në kryeqytet, në Tiranë. Për këtë ne e falenderojmë Zotin dhe Papa Françeskun, që do të sigurojë lutjen tonë, që ti shërbejë Kishës botërore, dhe ti shërbejë njerëzimit, pikërisht me dashurinë e tij dhe me fjalët nxitëse që bën gjithmonë në emër të Zotit. Urime, “Ad multos annos”, Ati i Shenjtë, nga gjithë Kisha Katolike që është në Shqipëri.”

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme