10.5 C
Tirana
HomeKryesorTAKIMI ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE - PUKË
HomeKryesorTAKIMI ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE - PUKË

TAKIMI ME PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE – PUKË

Në ditën e 13 majit 2023, që shënoi dhe ditën e Zojës Fatima, nën organizimin e Caritas Dioqezan Sapa, u zhvillua takimi me personat me Aftësi Ndryshe. Vendi mikpritës për takimin e radhës ishte famullia “Zoja e Papërlyer” në Pukë.

Të shoqëruar nga famullitarët dhe motrat përgjegjëse, personat me aftësi ndryshe nga shumë famulli shtegtuan drejt Pukës, për të marrë pjesë në kremtimin e kësaj dite. Famullitari Dom Zef Marku, si fillim ju ka uruar mirëseardhjen të gjithëve dhe më pas ka kryesuar Rruzaren e Shenjtë për t’i paraprirë kremtimit të Meshës Shenjte. Gjatë lutjes së Rruzares të gjithë të pranishmit i kërkuan Zojës ndërmjetësinë e saj për çdo hir e bekim për jetën e tyre.

Mesha e Shenjtë e udhëhequr nga Dom Zef Marku në bashkëkremtim me Pader Reoland Markun , shënoi dhe momentin kryesor të këtij takimi, ku të bashkuar rreth tryezës eukaristike ishin bijtë e zotit dhe të kishës që ofruan lutjet e tyre për nevojat shpirtërore dhe trupore. Ndërsa në predikimin e rastit dom Zefi theksoi se, “sot Kisha e Shën Gjon Pagëzuesit përveç pranisë së Krishtit në elter është stolisur edhe nga prania e personave të sëmurë që vetë Krishti i ka fort për zemër. Është Zoja e bekuar që kujdeset për bijtë e saj, është Zoja e Bekuar që ju jep këtyre personave me aftësi ndryshe buzëqeshjen, është Zoja e Bekuar që ua lehtëson dhimbjen, ndaj të gjithë së bashku të lutemi e t’i kërkojmë Zotit dashurinë shëndetin, dashurinë dhe paqen e të gjithëve-përfundoi dom Zefi.

Menjëherë pas meshës, nën kujdesin e vullnetarëve të Caritasit, Personat me Aftësi Ndryshe u drejtuan drejt oratorit pranë famullisë, ku famullia e Pukës kishin përgatitur drekën dhe festën e gëzueshme për to. Me përkrahjen e të rinjëve dhe besimtarëve të famullisë, nën kujdesin e famullitarit dhe Motrave të Nënë Terezes gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëpërmjet muzikës dhe interpretimeve artistike, u krijua një klimë vëllazërore dhe gëzueshme për të gjithë pjesëmarrësit.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme