10.5 C
Tirana
HomeKISHTakimi i Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë
HomeKISHTakimi i Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë

Takimi i Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë

Me ftesë nga presidenti i federatës dr. Vincenzo Defilippis, Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, njëkohësisht edhe Presidenti i Komisionit të Shëndetësisë pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, mori pjesë në takimin e Federatës së Shoqatës së Mjekëve Katolikë Europianë zhvilluar në Asizi, nga data 26-29 maj. Imzot Simoni ishte i shoqëruar edhe nga don Jetmir Nikolli, mjeku dhe meshtari dioqezan i Dioqezës Shkodër-Pult. Tema e takimeve ishte “Sfidat e kompetencave dhe dhembshurisë në mjekësinë bashkëkohore”.

Takimi u hap nga presidenti i Federatës, dr. Vincenzo Defilippis, i cili dha hapjen e simpoziumit duke paraqitur si mjekësia nuk është e thirrur të jetë vetëm kompetente, por që këtë kompetencë ta shprehë në përkujdesje e dhembshuri ndaj çdonjërit pacient.

Pastaj fjalën e mori Msgr. Jacques Suadeau, Asistent Eklezial i Federatës, i cili u ndal në analizimin e thellë të fjalës “dhembshuri”, duke u nisur nga rrënjët biblike deri në përdorimin dhe kuptimet moderne të fjalës.

Simpoziumi ishte i organizuar në pjesë të ndryshme ku çdonjëra prej tyre vendoste bashkë, falë dëshmive të mjekëve nga vende të ndryshme evropiane, fusha të mjekësisë dhe mënyrën si këto fusha mund të ishin vendi i ushtrimit të dhembshurisë. Seksionet e ndryshme ishin: Sistemet shëndetësore, mjekësia perinatale dhe pediatrike, kirurgjia, neurologjia, onkologjia, sëmundjet infektive, psikiatria, fiziatria dhe gjeriatria.

Në këtë takim u paraqit edhe një dëshmi mbi jetën dhe punën e Jerome Lejeune, gjeneticist francez që ka punuar gjithë jetën për njohjen e Trizomisë 21 që do të thotë Sindromën Down dhe për mënyrat e përkujdesjes dhe mbrojtjes të personave mbartës të kësaj sindrome. Sot Jerome Lejeune, edhe pse i refuzuar nga mentaliteti laiçist për shkak të kundërshtimit të qartë që kishte mbi abortin, është i shpallur “i Nderueshëm” dhe është në procesin e Lumturimit.

Simpoziumi u mbyll nga një fjalim i Msgr. Francesco Savino dhe fjalët përmbyllëse të Vincenzo Defilippis dhe Msgr Jacques Suaudeau të cilët mblodhën frytet e simpoziumit dhe të do i dërgohen Sekretarisë së Sinodit. Këto fryte bashkëndahen dhe thellohen edhe në nivel të Shoqatave Kombëtare të Mjekëve Katolikë.  

Edhe për Imzot Simonin dhe Dom Jetmirin ky takim ishte mjaft i frytshëm si për njohuritë që morën, por edhe për pjesëmarrjen dhe vlerësimin e vendit tonë në takime të tilla ndërkombëtare, takime të cilat na pasurojnë dhe na japin vlera pozitive për jetën dhe misionin që kanë.

Don Jetmir Nikolli

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme