Ditë e djeshme në famullinë shën Pjetri e shën Pali Lushnje në festën liturgjike të shën Markut u kremtua shugurimi meshtarak i diakonit dom Paolo Marasko nga dioqeza e Rimini (Itali).
Gëzimi ishte i madh për të gjithë ne bashkë me BASHKËSINË MISIONARE BERAT-KUÇOVË-UZNOVË.
“FAMILJA E VOGËL E ZOJËS SË NGRITUR NË QIELL” e mbarë popullit të Hyjit.
Nëpërmjet vendosjes së duarve dhe lutjes së shugurimit të Sh.T. Imzot Giovanni Peragine Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut, me marrjen e Litterae Dimissoriae prej Sh.T. Imzot Nicolò Anselmi Ipeshkëv i Dioqezës së Rimini (Itali).
Falenderojmë Hyjit tonë Jezu Krisht, për sakramentin e Urdhërit të Shenjtë dhënë sot me anë të hirit të Shpirtit Shenjt këtij vëllait tonë, diakon.Dom Paolos i urojmë meshtari të shenjtë e të bekuar nën hirin e Trinisë së Shenjtë.