9.5 C
Tirana
HomeKISHShkoni në qytet!
HomeKISHShkoni në qytet!

Shkoni në qytet!

Tre ditë intensive në Romë për pjesëmarrësit në një takim të mbajtur pikërisht në Vatikan me drejtuesit e Komisionit për Katekizmin të Konferencave Ipeshkvnore të Kontinentit Europian. Nisja e Këshillit Papnor për Promovimin e Ungjillëzimit të Ri kishte si synim të shtjellonte dhe të bënte të njohur gjithnjë e më shumë, vetëm një vit pas marrjes së Drejtuesit të ri: një udhërrefyes për të gjithë ata që brenda Kishës marren me shërbimin katekistik.

Gjatë takimit u prezantua tema “Katekizmi e Katekistët për Ungjillëzimin e Ri”, në të cilën janë diskutuar mundësitë të reja për të përcjellur lajmin fillestar (Kerigma) në botën bashkëkohore dhe në mënyrë të posaçme në Europë.

Referatet e mbajtura gjatë ketyre ditëve nga mendimtarë të ndryshëm kanë paraqitur së pari një pasqyrë të situatës aktuale përsa i përket kultures europiane dhe sfidave të shumëllojshme me të cilat ballafaqohet çdo katolik sot. Shumë institucione akademike morën pjesë në këtë takim si për shëmbull “Centre International Lumen Vitae”, Namur (Belgjikë); Universidad Eclesiástica San Dámaso, Madrid (Spanjë); Università Pontifica Salesiana, Romë (Itali); Maryale Institute – International Catholic College, Birmingham (Angli) etj.

Në një tryezë të rrumbullakët janë trajtuar temat praktike në lidhje më veprimin katekistik nëpër famullitë, në fushëveprimet shkollor dhe në kulturën dixhitale. Ndërkohë janë diskutuar edhe mënyrat se si mund të zbatohet shërbimin katekistik i themeluar nga Ati i Shenjtë Françesku, i cili i priti pjësemarrësit në Sallën Klementina.

Në fjalimin e tij, Papa Françesku theksoi rëndësinë që kanë katekistet në shoqërimin e njerëzve. Ai solli në kujtesë disa persona të cilët i kanë lënë mbresa në jetën e tij nëpërmjet shërbimit të tyre katekistik. Papa u kujtoi të pranishmëve se udhëtimi i parë për ata që dëshirojnë ta ndjekin Jezusin e Ringjallur është pikërisht qyteti, d.m.th. vendi i takimit me njeriun. Në këtë takim Imzot Giovanni Peragine dhe Atë Bernard Caruana O.P. kanë përfaqësuar Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme