13.5 C
Tirana
HomeDioqeza RrëshenRrëshen/ Bekimi dhe inaugurimi i shtëpisë së të Misionareve të Dashurisë(Motrave të...
HomeDioqeza RrëshenRrëshen/ Bekimi dhe inaugurimi i shtëpisë së të Misionareve të Dashurisë(Motrave të...

Rrëshen/ Bekimi dhe inaugurimi i shtëpisë së të Misionareve të Dashurisë(Motrave të Nënë Terezës)

Me 5 tetor u bë inaugurimi dhe bekimi i shtëpisë së re të Misionareve të Dashurisë që shërbejnë në Dioqezën e Rrëshenit, të njohura ndryshe midis nesh si Motrat e Nënë Terezës.

Meshën e Shenjtë në kapelën e shtëpisë së tyre, e udhëhoqi Ipeshkvi i Dioqezës Rrëshen, Imzot Gjergj Meta. Atë e bashkëshoqëruan: Dom Genc Çupi, Vikar i Përgjithshëm, padre Giulio Veronesi, Dom Dario Rosseti dhe Dom Charbel Bachour.

Gjatë predikimit të tij, Imzot Gjergj Meta theksoi rëndësinë e pranisë së motrave kontemplare në Dioqezën e Rrëshenit, duke falenderuar Zotin dhe motrat për këtë prani. Planet e Hyjit janë të mrekullueshme dhe njësoj është dhe mënyra sesi ai i realizon ato. Tashmë motrat kanë shtëpinë e tyre në zemër të Dioqezës, për të qenë metaforikisht edhe zemra e jetës në dioqezë. Lutja e tyre do të pompojë gjakun e nevojshëm dhe do ta qarkullojë në arteriet, venat e kapilarët e ndryshëm të jetës kishtare dhe jo vetëm, në mënyrë që ne të mundim t’i kryejmë sa më mirë dhe sa më frytshëm angazhimet tona. Lutja e tyre do të kërkojë ndërmjetësimin e Zotit dhe ndihmën e tij në misionet që ai vetë na ka besuar.

Dioqeza e Rrëshenit i gëzohet pranisë së Misionareve të Dashurisë në dioqezën e Rrëshenit, ndodhisë së bukur të inaugurimit e bekimit të shtëpisë së tyre, ku lutemi që ato të qëndrojnë shëndoshë me bekimin e Zotit edhe të shërbejnë sa më gjatë.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme