10.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësRestaurohet selia ipeshkvore e Delbnishtit
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësRestaurohet selia ipeshkvore e Delbnishtit

Restaurohet selia ipeshkvore e Delbnishtit

Ndërtesa që dikur shërbente si qendra e Arqipeshkvisë së Durrësit, e vendosur në fshatin Delbnisht, i ka shpëtuar rrënimit dhe do t’i rikthehet komunitetit besimtar katolik.

Falë programit #EU4CULTURE dhe UNOPS kjo godinë e braktisur, e dëmtuar nga tërmeti, me shumë probleme strukturore, tashmë është restauruar tërësisht dhe nuk paraqet më asnjë rrezik. Përgëzime të gjithë ekipit që ka punuar dhe përballuar çdo lloj vështirësie, për të rikthyer në jete këtë objekt me rëndësi monumentale dhe shpirtërore.

Selia ipeshkvore e Delbnishtit, dikur epiqendra e aktiviteteve kishtare dhe patriotike , shpallur monument i kategorisë së dytë, ndodhet në kodrën e Delbnishtit në Laç dhe në të kanë shërbyer priftërinj e patriotë të shquar, si për shembull: Dom Nikollë Kaçorri, Rafaelo D’Ambrozio dhe Prend Bardhi.

Për ceremoninë e përurimit të këtij vendi unik të trashëgimisë kulturore, që u zhvillua ditën e martë, më 10 tetor 2023, përfaqësoi Arqipeshkvin, Dom Massimiliano Spezia F.d.C. Duke falenderuar autoritete civile shqiptare dhe europiane, ai tha: “Në një kohë ku fatkeqësisht shohim dhunën e luftës, që vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë, sot jemi mbledhur këtu, për të soditur bukurinë e rindërtimit dhe për të pohuar nevojën për të ruajtur dhe rikthyer në atë kulturë që na ka krijuar. Shën Gjon Pali II thoshte: “Një popull pa kujtesë është një popull pa të ardhme”. Faleminderit atyre që sot me bujarinë dhe punën e tyre na kanë lejuar të përjetojmë dhe sodisim të gjitha këto.”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme