10.5 C
Tirana
HomeDioqeza RrëshenRespekt dhe mirënjohje për mësuesit dhe nënat!
HomeDioqeza RrëshenRespekt dhe mirënjohje për mësuesit dhe nënat!

Respekt dhe mirënjohje për mësuesit dhe nënat!

Kjo javë në shkollën “Shën Jozefi Punëtor” i është kushtuar mësuesit dhe nënës.
Qeveria e nxënësve nën përkujdesjen e koordinatores Brunilda Mëlyshi ka organizuar një aktivitet të larmishëm festiv.

Pjesëmarrësit në këtë takim si Presidenti i Shkollës Imzot Gjergj Meta, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë Hasan Muça, drejtori i Shkollës P. Michele Leovino si edhe gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta falenderuan nxënësit e shkollës për këtë veprimtari dhe në veçanti vunë theksin në rolin e mësuesit dhe të nënës për edukimin dhe arsimimin e të rinjve si edhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Ndërthurjet e poezive, këngëve, vallëve popullore, pjesëve të ndryshme të vendosura në skenë dhe mesazheve të vetë nxënësve krijuan një atmosferë festive dhe mesazhpërcjellëse.

Nxënësit e “Shën Jozefit” dëshmuan se ata kanë edhe talente të tjera, përveç atyre profesionale.

Një tufë me lule për ish-mësuesen e shumë brezave, nënë e Dom Gjergjit, si edhe nga një trëndafil për çdo mësues, për tu përmbyllur më pas me një takim koktejl të organizuar nga nxënësit e Hoteleri-Turizëm.
Lindita Kokaj

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme