1.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësQARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

QARKORE PËR KOHËN E ARDHJES

Imzot Arjan Dodaj
Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit

KTHEHU!


Gjithmonë duhet të luftojmë kundër idhujtarëve, atyre mondanë që vijnë veçanërisht nga krenaria personale, si dëshirë e një suksesi personal dhe pohimi i vetvetes kundër çdo sakrifice. Pangopësia për lekë! Djalli hyn, në fakt, nëpërmjet xhepave ne jetën e njeriut (Françesku). Ose magjepsja e karrierizmit. Por edhe idhujtaritë e fshehura nëpërmjet ndonjë përshpirtërie: përshpirtërie ime, idetë e mia fetare ose arritja ime baritore. Duhet të vigjilojmë! Duhet të kthehemi!

Që të mos ndodhë të vendosim në qendër të gjerave, vetveten, në vend që të vendosim Atë, të Shumëpriturin, Zotin fëmijë. Ti dedikojmë më shumë kohë, çdo ditë, intimitet me Jezusin, Bariun e mirë e, në të njëjtën kohë, foshnje e brishtë, përballë tabernakullit. Të adhurojmë. Kisha jonë Arqidioqezane të jetë e aftë për të adhuruar, nëpër famullitë dhe bashkësitë tona. Të adhurohet Zoti! Sepse vetëm kështu i drejtohemi Jezusit e jo vetvetes. Sepse vetëm nëpërmjet heshtjes adhuruese, të Fjalës së Hyjit, Zoti do të banojë në ne, edhe në fjalët tona. Sepse vetëm kështu, përball Atij do të jemi të pastruar, të shndërruar, të ripërtërirë nga zjarri i Shpirti Shenjt.

Ardhja kërkon që të bëjmë një eksod nga vetja, një dalje në shkretëtirë drejt dhëndrit, përgatitje për rrugën që Ai, Zoti, do të përshkojë. Kalimi nga “vështrimi” në “përgatitje” lyp që të verifikojmë se ku jemi dhe cilat janë shtigjet nëpër të cilat po ecim, për të ndryshuar rrugën dhe për të rishikuar horizontet shpesh shumë të ngushta në jetën tonë. Konvertimi konsiston në hapjen e rrugës, mbushjen e luginave dhe uljen e kodrave: mbushja e boshllëqeve, eliminimi i gjërave të tepërta, zgjerimi i horizonteve, vështrimi i shtrirë më larg dhe më lart, për të dalluar atë që është afër nesh. Krishtërimi është një ndjenjë perspektive dhe një kriter i së vërtetës!

Vëllezër e motra, të adhurojmë Zotin Jezus. Ato pesë minuta që do t’i jepni Jezusit në Eukaresti, Zoti do t’jua kthejë si rikuperim në zgjidhjen e çështjeve më shpejt, në zgjidhjen e nyjejve më lehtë, në paqësimin dhe pajtimin e marrëdhënieve më bukura. Le të kemi më shumë besim. Koha që i jepet Jezusit në Eukaresti nuk është kurrë kohë e humbur.

Ftesë për angazhim: Dil nga rutina personale dhe vizito në këtë kohë dikë që e ke lënë në harresë prej kohësh!

vijon të dielën e tretë të kohës së ardhjes….

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme