10.5 C
Tirana
HomeLajmePresidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” organizatën bamirëse “Caritas...
HomeLajmePresidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” organizatën bamirëse “Caritas...

Presidenti Meta vlerëson me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza” organizatën bamirëse “Caritas Italiana”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, organizatën bamirëse “Caritas Italiana” për “kontributin e shquar human në ripërtëritjen e jetës së shoqërisë shqiptare pas rënies së komunizmit, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në shtetin italian. Me mirënjohje për përkushtimin ndaj ngritjes së institucioneve të bamirësisë në mbështetje të shtresave më në nevojë në Shqipëri, duke forcuar në këtë mënyrë solidaritetin dhe miqësinë mes dy popujve tanë.”

Në fjalën e tij përshendetëse Presidenti Meta u shpreh se “ Sot, kam nderin dhe privilegjin t’i akordoj dekoratën e lartë, pikërisht me këtë emër, atë  të shenjtores së mbarë njerëzimit Nënë Tereza, Caritasit Italian. Gjatë tre dekadave të fundit, Caritas Italiana ka dhënë një kontribut të shquar human, në ripërtëritjen e jetës shoqërore shqiptare, duke investuar dashuri dhe përkujdesje për integrimin e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe duke forcuar kështu, edhe më shumë, solidaritetin dhe miqësinë mes popullit shqiptar dhe popullit mik italian. Janë me mijëra veprat dhe objektet që Caritas ka ndërtuar në shërbim të komunitetit, si: shkolla, kopshte, qendra komunitare, ambulanca, klinika të shëndetit mendor, shtëpi për strehimin e personave të rrezikuar nga trafikimi, qendra për të moshuarit dhe të braktisurit, objekte sportive dhe argëtimi për rininë, qendrat e pritjes, e shumë të tjera, përfshirë dhe tre shtëpitë e fundit, në ndihmë të komunitetit të Kurbinit.

Më pas në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Imzot Angelo Massafra falenderoi Presidentin Meta për këtë dekoratë që i jepet Caritas-it Italiana që është edhe një lloj mirënjohje në emër të gjithë Ipeshkvijve, Kishës Shqiptare dhe të gjithë popullit shqiptar për punën 30-vjeçare që Caritas Italiana kë bërë në Shqipëri dhe për ndihmën e madhe që ka dhënë gjatë fatkeqësisë natyrore siç ishte tërmeti i 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën dhë qindra të tjerë ngelën pa shtëpi. Caritas Italiana po ndërton disa shtëpi në zonën e Kurbinit, ku deri tani janë mbaruar të paktën 5 shtëpi.

Në fund fjala ishte për drejtorin e Caritas Italiana, Don Marco Pagniello i cili theksoj se Caritas Italiana është e nderuar për këtë mirënjohje të lartë që i jepet në rastin e 50-vjetorit të krijimit të saj.

“Ne jemi të nderuar – tha Don Marco Pagniello – për këtë mirënjohje të lartë që i është dhënë Caritas Italiana, por që shpërblen punën dhe shërbimin e kaq shumë vullnetarëve, angazhimin e kishave lokale që kanë bërë maksimumin në vitet e fundit për t’i shërbyer më të varfërve. Siç nënvizoi Presidenti në motivacion, është njohja e një pune të bërë, e një pranie, për atë që është bërë, po bëhet dhe mund të bëhet.

Prandaj forcon edhe më shumë lidhjet historike dhe binjakëzimin mes motrave Caritas të Italisë dhe Shqipërisë, duke shpërblyer angazhimin e tyre të vazhdueshëm përkrah atyre që kanë më shumë nevojë. Është një mënyrë për të konkretizuar dhe për të shfrytëzuar tre mënyrat që na vuri në dukje Papa Françesku me rastin e 50-vjetorit tonë: të fundit, Ungjillin, krijimtarinë”.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme