10.5 C
Tirana
HomeKulturëPapa: Le ta dëgjojmë zërin e të palindurve përmes shkencës
HomeKulturëPapa: Le ta dëgjojmë zërin e të palindurve përmes shkencës

Papa: Le ta dëgjojmë zërin e të palindurve përmes shkencës

Papa Françesku nënshkruan parathënien e librit “Il miracolo della vita [Mrekullia e jetës]” (Piemme) nën kujdesin e Arnoldo Mosca Mondadori së bashku me shkencëtarin Gabriele Semperbon dhe shkrimtarin Luca Crippa, me synimin për të diskutuar përtej mureve ideologjike. Teksti është hershuar nga Corriere della Sera.

FRANÇESKU

Ky libër synon ta rikthejë lexuesin në mahnitjen dhe gëzimin e ardhjes në botë të secilit prej nesh. Ai sugjeron bukurinë e të shikuarit të jetës që po lind, si ajo që gëzon të drejtën më të lartë që i përket të gjithëve: e drejta për të jetuar. Bukuria, po: sepse spektakli i natyrës që ndjek rrjedhën e saj ngjall habi dhe kërkon kujdes, mbrojtje dhe pranim.

Mbi të gjitha – dhe vij te tema e këtij libri – i kam drejtuar botës një ftesë për të bërë një reflektim mbi abortin jo vetëm duke u nisur nga përmbajtja e njërës apo tjetrës traditë të fesë apo të mendimit, por edhe me kontributin e kualifikuar të shkencës. Është një thirrje e prerë, por e qetë për të nxitur diskutimin me vëllezërit e mi, me të cilët bashkëndaj njerëzishmërinë tonë të madhe, madhështore dhe të shumanshme.

Në qendër të këtij libri është kontributi i një shkencëtari, ekspert në embriologji dhe i përfshirë aktivisht në komitetet e përbashkëta të bioetikës (domethënë në dialog me mjekët dhe shkencëtarët laikë). Së bashku me autorët e tjerë ai ka pranuar ftesën time: t’i kthehemi bisedës mbi temën e abortit duke “dëgjuar” zërin e embrionit, duke na pyetur mbi natyrën e tij, karakterin unik të tij, si e trajton ai çdo kërcënim që qëndron midis tij dhe ekzistencës së tij, duke u udhëhequr nga proceset që natyra ka zhvilluar në mijëvjeçarë të evolucionit.

“Le të kthehemi për t’u mahnitur që kemi lindur” propozojnë autorët. Në këtë drejtim, rinovoj apelin tim për të gjithë ata që, përballë jetës së palindur, nuk ndalen dhe nuk i dorëzohen zgjidhjes dramatike dhe përfundimtare, siç është aborti, por ndjejnë se mund t’i ofrojnë fëmijës së palindur dhe nënës ndihmën e një shoqërie të përkushtuar përfundimisht për të mbrojtur dinjitetin e të gjithëve, duke filluar nga më të privuarit nga mbrojtja. Me pak fjalë, një shoqëri që hedh poshtë “kulturën e skartimit” në çdo fushë dhe në çdo fazë të ekzistencës: në brishtësinë e të palindurit, në vetminë e të moshuarve, në mjerimin e turpshëm të kaq shumë njerëzve të varfër që janë të privuar nga gjërat e domosdoshme dhe perspektiva për zhvillim, në vuajtjet e atyre që janë viktima të luftërave, emigrimeve të dëshpëruara, persekutimeve në çdo anë të botës. Në emër të kaq shumë viktimave të pafajshme, Hyji i bekoftë të gjithë ata që do të pranojnë të diskutojnë dhe reflektojnë së bashku për këtë “mrekulli” që është jeta.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme