10.5 C
Tirana
HomeKisha UniversalePapa krijon një Fondacion për spitalet katolike
HomeKisha UniversalePapa krijon një Fondacion për spitalet katolike

Papa krijon një Fondacion për spitalet katolike

Me një kirograf të publikuar sot, Papa Françesku krijon “Fondacionin për Shëndetësinë Katolike”, organizëm që duhet të “japë mbështetje ekonomike për strukturat shëndetësore të Kishës, në mënyrë që të ruhet karizma e themeluesve, pjesëmarrja në rrjetin e strukturave të ngjashme e të denja të Kishës e kështu, edhe qëllimi i tyre ekskluzivisht bamirës sipas mësimeve të Doktrinës shoqërore

Kirografi i Atit të Shenjtë për themelimin e Fondacionit të Shëndetësisë Katolike:

Duke mirëpritur me kënaqësi lutjen që më vjen prej anëve të ndryshme për një ndërhyrjeje të drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë në mbështetje dhe përkrahje të Enteve kanonike që veprojnë me të vetmin qëllim përmirësimin e shëndetit të të sëmurëve dhe lehtësimin e vuajtjeve të tyre, edhe me bashkëpunimin e bamirësve që e kanë veçanërisht përzemër përkujdesjen e Kishës për më të brishtët dhe më nevojtarët, me këtë Kirograf themeloj Fondacionin për Shëndetin Katolik, duke e caktuar atë, aty ku ekzistojnë kushtet, për të ofruar mbështetje ekonomike për strukturat shëndetësore të Kishës, në mënyrë që të ruhet Karizma e Themeluesve, futja brenda rrjetit të strukturave analoge dhe meritore të Kishës dhe, me këtë, të ruhet qëllimi i tyre ekskluzivisht bamirës sipas diktateve të Doktrinës Shoqërore të Kishës.

Me këtë qëllim, unë e ngre Fondacionin për Shëndetin Katolik në person juridik publik kanonik dhe në person juridik civil, si një Ent të lidhur me Selinë e Shenjtë, në mënyrë që të veprojë nën autoritetin e Saj sovran dhe si një ent instrument i Administratës së Trashëgimisë së Selisë Apostolike, e cila do të kujdeset për qeverisjen e tij dhe për gjithçka që nevojitet për funksionimin e tij.

Fondacioni do të ngritet nga ligjet kanonike dhe në veçanti nga normat e posaçme që rregullojnë Entet e Selisë së Shenjtë, si dhe nga Statuti i bashkangjitur, të cilin e miratoj njëkohësisht.

Fondacioni në fjalë do të përfshihet në listën e Enteve që i bashkëngjiten Statutit të Këshillit për ekonominë dhe që i nënshtrohen kontrolleve dhe autorizimeve të Sekretariatit për Ekonominë.

Pëekthyer nga Vatican News

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme