26.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësPapa Françesku emëron Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësPapa Françesku emëron Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan...

Papa Françesku emëron Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj

Papa Françesku ka emëruar Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvin e ri të Arqidioqezes Metropolitane Tiranë-Durrës.

Emërimi i tij do të bëhet me 22 Janar 2022.

Njoftimi nga Papa Françesku:

Dorëheqja dhe emërimi i Arqipeshkvit Metropolitan Tiranë-Durrës (Shqipëri)
Ati i Shenjtë pranoi dorëheqjen nga udhëheqja baritore e Arqidioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës (Shqipëri), të paraqitur nga shkëlqesia e tij mons. George Frendo, O.P.

Ati i Shenjtë ka emëruar Arqipeshkëv Metropolitan të Tiranë-Durrës shkëlqesinë e Tij mons. Arjan Dodaj, deri tani ipeshkëv titullar i Lestronës dhe ndihmës i së njëjtës Arqipeshkvi.

Jetëshkrimi

Monsinjor Arjan Dodaj lindi më 21 janar 1977 në Laç-Kurbin. Pas përfundimit të studimeve në Shqipëri, në vitin 1993 emigroi në Itali, në Kuneo. Në vitin 1997 ai kërkoi të pranohej në Vëllazërinë Priftërore të Djemve të Kryqit, Komuniteti Shtëpia e Marisë, me seli në Romë.

Ai studioi Filozofi dhe Teologji në përgatitje për meshtarinë pranë Universitetit Papnor Regina Apostolorum, duke marrë Bakalaureatin.

U shugurua meshtar më 11 maj 2003 për Dioqezën e Romës, si anëtar i Vëllazërisë së lartpërmendur. Në vitin 2017, u transferua si fidei donum në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës.

Pas shugurimit të tij meshtarak pati këto detyra: Vikar Famullie (2003-2017), Zëvendës Rektor i Rektoratit të San Giovanni della Malva dhe Kapelan i Komunitetit Shqiptar në Romë (2004-2005), Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë- Durrës, Famullitar, Përgjegjës i Baritores Universitare, Sekretar ndihmës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë dhe Sekretar i Përgjithshëm i Sinodit Dioqezan.

U emërua Ipeshkëv ndihmës i Tiranë-Durrës më 9 prill 2020 dhe u shugurua më 15 shtator.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme