HomeJeta e KishësPapa Françesku: Ata që punojnë në media duhet të mësojnë sërish të...
HomeJeta e KishësPapa Françesku: Ata që punojnë në media duhet të mësojnë sërish të...

Papa Françesku: Ata që punojnë në media duhet të mësojnë sërish të dëgjojnë

Në temën e Ditës Botërore të Komunikimeve 2022, Papa Françesku bën një ftesë për profesionistët e sektorit: kërkimi i së vërtetës fillon nga dëgjimi, sot sërish themelor pas plagëve të prodhuara nga pandemia.

Në 2021-shin bëhej fjalë për një ftesë dinamike, për një vendmbërritje, duke konsumuar shojet e këpucëve, nxitur nga detyra etiko-profesionale për të parë personalisht atë që do të thuhet më pas. Për vitin e ardhshëm ndryshon folja: nga “Eja e shih” në një mënyrë urdhërore, “Dëgjo!”. Sepse kjo është ajo që Papa Françesku “i kërkon botës së komunikimit” që “të mësojë sërish të dëgjojë”.

Kështu ilustrohet në një deklaratë për shtyp e Zyrës së Shtypit të Vatikanit tema e Ditës së 56-të Botërore të Komunikimeve, e cila do të kremtohet në vitin 2022. “Pandemia – lexohet në notën në fjalë – ka goditur dhe lënduar të gjithë dhe të gjithë kanë nevojë që të dëgjohen dhe ngushëllohen. Dëgjimi është themelor edhe për një informacion të mirë. Kërkimi i së vërtetës fillon nga dëgjimi. Po kështu edhe dëshmia përmes mjeteve të komunikimit shoqëror. Çdo dialog, çdo marrëdhënie fillon nga dëgjimi. Për këtë arsye, që të rritemi, edhe profesionalisht, si komunikues, duhet të mësojmë sërish që të dëgjojmë shumë”.

Nota kujton se në Ungjill vetë Jezusi “kërkon t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si dëgjojmë”. Edhe për faktin se, siç vërehet aty, për të qenë në gjendje të dëgjojmë vërtet duhet guxim, kërkohet një zemër e lirë dhe e hapur, pa paragjykime”. Përfundimi i notës përfshin bashkësinë kishtare në tërësinë e saj, në një kohë kur “ajo është e ftuar të vihet në dëgjim për të mësuar të jetë një Kishë sinodale”: ne të gjithë jemi “të ftuar të rizbulojmë dëgjimin si thelbësor për një komunikim të mirë”.

Tema e Mesazhit të Atit të Shenjtë Françesk për ditën e 56-të Botërore të Komunikimit, 29.09.2021

Kjo është tema që Ati i Shenjtë Françesku ka zgjedhur për Ditën e 56-të Botërore të Komunikimeve Shoqërore, e cila do të kremtohet në vitin 2022:

Dëgjoni!

Pas Mesazhit të vitit 2021, i përqendruar në të shkuarit për të parë, në Mesazhin e tij të ri për Ditën Botërore të 2022-shit, Papa Françesku i kërkon botës së komunikimit që të mësojë sërish për të dëgjuar.

Pandemia ka goditur dhe lënduar të gjithë dhe të gjithë kanë nevojë të dëgjohen dhe ngushëllohen. Dëgjimi është themelor edhe për një informacion të mirë. Kërkimi i së vërtetës fillon nga dëgjimi. Po kështu edhe dëshmia përmes mjeteve të komunikimit shoqëror. Çdo dialog, çdo marrëdhënie fillon nga dëgjimi. Për këtë arsye, në mënyrë që të rritemi, edhe profesionalisht, si komunikues, duhet të mësojmë sërish që të dëgjojmë shumë.

Vetë Jezusi na kërkon që t’i kushtojmë vëmendje mënyrës se si dëgjojmë (krh. Lk 8,18). Për të qenë në gjendje të dëgjojmë vërtet duhet guxim, kërkohet një zemër e lirë dhe e hapur, pa paragjykime

Në këtë kohë në të cilën mbarë Kisha është e ftuar të vihet në dëgjim për të mësuar që të jetë një Kishë sinodale, të gjithë jemi të ftuar të rizbulojmë dëgjimin si thelbësor për një komunikim të mirë.

Përkthyer nga Vatican News

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
252FollowersFollow
115FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme