17.5 C
Tirana
HomeDioqeza LezhëNis restaurimi i Kishës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi
HomeDioqeza LezhëNis restaurimi i Kishës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi

Nis restaurimi i Kishës së Kuvendit të Arbrit në Mërqi

Kanë nisur prej disa ditësh punimet për restaurimin e Kishës së Shën Gjon Kryepremit, apo siç njihet ndryshe Kisha e Kuvendit të Arbrit. Pikërisht në 14 janar 1703 Papa Klementi XI mblodhi në Mërqi të Lezhës Kuvendin e Arbrit.

Bëhet e ditur se punimet për krijimin e Qendres së Kuvendit të Arbrit në Mërqi të Lezhës, po zhvillohen në bashkëpunim me Dioqezen e Lezhës, rektorin Dom Martin Jakut, famullitarin e zonës, Atë Karlos Kalero dhe studiuesit dom Nikë Ukgjinit.

Sipas studiuesit Dom Nikë Ukgjini, projekti është afishuar edhe në ambjentet e kishës dhe do të realizohet sipas fotove 3D.
Ukgjini theksoi se punimet do të zhvillohen në tre faza ndërtimi:

  1. Rehabilitimi i Kishës mesjetare të Kuvendit të Arbrit duke e kthyer në identitetin e saj të mëparshëm.
  2. Meremetimi i qelës e ndertuar ne vitin 1668.
  3. Krijimi i një parku artistik në oborrin e Kishës si simbol i Kuvendit të Arbrit. Punimet për momentin janë duke u zhvilluar me ndihmen e sipërmarrësit, Gjergj Lejeqeza, banorëve, që jetojnë në Mërqi dhe atyre jashtë vendit.

Ukgjini pohoi gjithashtu se pritet ndihma e Bashkisë së Lezhës si dhe disa mërgimtareve shqiptare, që jetojnë në Evropë dhe Amerikë, për shkak te rëndësisë historike mbarëkombëtare që mbart ky projekt.

Lindita Kokaj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme