Në kuadër të 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës do të zhvillohet një konferencë shkencore ad honorem me titull: “Nderimi, mbijetesa dhe rikthimi i Fishtës në tri kohët e letërsisë”.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë akademik dhe pedagog të shquar që do të diskutojnë mbi veprat e mëdha të At Gjergj Fishtës.
Fjala e hapjes së kësaj conference do të mbahet nga Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave, Imzot Gjergj Meta, sekretar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.
Konferenca shkencore do të zhvillohet me 23 shtator në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe do të jetë e ndarë në dy seanca me nga 90 minuta. Konferenca fillon në ora 10:00.