16.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësMotër Imelda Poole nderohet nga DASH me çmimin prestigjioz “Heroinë kundër Trafikimit...
HomeJeta e KishësMotër Imelda Poole nderohet nga DASH me çmimin prestigjioz “Heroinë kundër Trafikimit...

Motër Imelda Poole nderohet nga DASH me çmimin prestigjioz “Heroinë kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore”

Motër Imelda Poole është nderuar me çmimin prestigjioz të Departamentit Amerikan të Shtetit “Heroinë kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore”, marrë për përpjekjet e saj për të luftuar trafikimin në Shqipëri dhe Europë. Ky çmim i është dorëzuar nga Zëvendës Ambasador Amerikan në Shqipëri Demian Smith.

Motra Poole është një prej vetëm tetë personave në botë të cilëve u është dhënë Çmimi “Hero kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore” në 2021. Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Presidentja e Fondacionit Mary Ward Loreto, Ana Stakaj, ju bashkuan stafit të Ambasadës për të nderuar përpjekjet e Motrës Poole për të çuar përpara shërbimet mbrojtëse, komunikuese dhe rehabilituese në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. Motra Poole mori pjesë në një ceremoni virtuale të ndarjes së çmimeve në 2021 me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

“Udhëheqja e motrës Imelda Poole në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore shtrihet shumë përtej punës së saj për të frymëzuar të tjerët. Një forcë e natyrës, ajo i ka dhënë përparësi arritjes së ndryshimeve sistematike përmes veprimeve bazë dhe rrjetëzimit efektiv. Në nivel vendor dhe rajonal, ajo është këmbëngulëse në avancimin e shërbimeve të avokimit, informimit dhe rehabilitimit për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Poole është anëtare e kongregacionit të Institutit të Virgjëreshës së Bekuar (Mary Ward) dhe shërben si presidente e Rrjetit Fetar në Evropë kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit (RENATE), një rrjet i grave evropiane fetare nga 21 vende që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo ka udhëtuar në të gjithë Evropën, duke udhëzuar dhe trajnuar të tjerët dhe duke u bërë një zëdhënëse kryesore për nismat kundër trafikimit në Evropë.

Gjithmonë duke dalluar nevojat e momentit, Poole përshtatet për të përmbushur sfidat e reja. Kur ministria e saj u transferua në Shqipëri në vitin 2005, ajo krijoi shpejt OJQ-në kundër trafikimit Mary Ward Loreto (MWL) në Shqipëri. Nën drejtimin strategjik të Poole, MËL trajton shkaqet rrënjësore të trafikimit të qenieve njerëzore, duke u fokusuar në komunitetet ku romët, migrantët, gratë dhe fëmijët janë më të cenueshëm. Poole dhe stafi i saj kanë punuar me më shumë se 3000 gra. Ata kanë ngritur 16 biznese të fuqizimit ekonomik në të gjithë Shqipërinë, të cilat synojnë të ulin rrezikun e shfrytëzimit të grave duke ofruar mundësi për të marrë pjesë në projekte sipërmarrëse në turizëm, dizajn dhe arsim, ndër të tjera. Në vitin e kaluar, ekipi i MWL ka punuar me zjarr për të reduktuar cenueshmërinë e individëve dhe familjeve në Shqipëri të prekura nga pandemia COVID-19 ndaj trafikimit të qenieve njerëzore.

Për shkak të pasionit të saj për kauzën për të cilën ajo ka përkushtuar jetën e saj, Poole punon përtej kufijve për të kultivuar mbështetje për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël”, kështu përshkruhet Motër Imelda Poole në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi heronjtë e e luftës kundër Trafikimit të Personave.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme