6.5 C
Tirana
HomeKISH«Mos na lër të biem në tundim»
HomeKISH«Mos na lër të biem në tundim»

«Mos na lër të biem në tundim»

Shpirti Shenjt na bën të dallojmë midis provës së nevojshme për rritjen e njeriut të brendshëm drejt një «virtyti të sprovuar» dhe tundimit, që shpie te mëkati dhe vdekja.
Tundimi ka dhe një dobi të veten. Askush, me përjashtim të Hyjit, nuk di se çfarë ka marrë shpirti ynë prej Hyjit; madje nuk e dimë as ne vetë. Por tundimi e zbulon atë për të na mësuar që të njohim vetveten dhe, në këtë mënyrë, t’ua zbulojmë syve tanë mjerimin tonë dhe për të na detyruar të shprehim falënderime për të mirat që tundimi na ka bërë t’i njohim

2846 Kjo kërkesë prek rrënjën e të mëpërparshmes, sepse mëkatet tona janë fryt i miratimit që ne i bëjmë tundimit. Ne i kërkojmë Atit tonë që të mos na lejojë «të biem» në të. Është e vështirë të përkthehet termi grek me një fjalë të vetme: ai ka kuptimin «mos lejo të hyjmë në» (krh. Mt 26,41), «mos na lër të na mposhtë tundimi». «Hyji nuk mund të jetë i tunduar për të keq dhe Ai nuk tundon askënd» (Jak 1,13); përkundrazi, do që t’na çlirojë prej tij. Ne i lutemi që të mos na lërë të marrim rrugën që çon në mëkat. Ne jemi të angazhuar në luftën «midis mishit dhe Shpirtit». Kjo kërkesë lyp Shpirtin e dallimit dhe të forcës.

2847 Shpirti Shenjt na bën të dallojmë midis provës së nevojshme për rritjen e njeriut të brendshëm drejt një «virtyti të sprovuar» dhe tundimit, që shpie te mëkati dhe vdekja. Duhet të bëjmë edhe dallimin ndërmjet «të qenit të tunduar» dhe «miratimit» të tundimit. Së fundi, dallimi demaskon gënjeshtrën e tundimit: në dukje, objekti i tij është «i mirë, i pëlqyeshëm për sytë dhe i lakmueshëm» (Gjn 3,6), kurse në realitet fryti i tij është vdekja.

«Hyji nuk do që ta imponojë të mirën: do qenie të lira […]. Tundimi ka dhe një dobi të veten. Askush, me përjashtim të Hyjit, nuk di se çfarë ka marrë shpirti ynë prej Hyjit; madje nuk e dimë as ne vetë. Por tundimi e zbulon atë për të na mësuar që të njohim vetveten dhe, në këtë mënyrë, t’ua zbulojmë syve tanë mjerimin tonë dhe për të na detyruar të shprehim falënderime për të mirat që tundimi na ka bërë t’i njohim» (Origjeni, De oratione, 29, 15.17).

2848 «Të mos biesh në tundim» nënkupton një vendim të zemrës: «Ku është visari yt, aty do të jetë edhe zemra jote. […] Askush s’mund t’u shërbejë dy zotërinjve» (Mt 6,21.24). «Nëse jetojmë nën ndikimin e Shpirtit Shenjt, të udhëhiqemi edhe nën drejtimin e Shpirtit Shenjt» (Gal 5,25). Në këtë «përputhje» me Shpirtin Shenjt, Ati na jep forcën. «Vështirësitë në të cilat qetë vënë, nuk ishin jashtë masës njerëzore. Hyji është besnik. Ai nuk do të lejojë t’u shtroheni provave që i tejkalojnë fuqitë tuaja e, bashkë me prova, do t’ju japë rrugëdalje e forcë për t’u qëndruar» (1 Kor 10,13).

2849 Lufta dhe fitorja janë të mundshme vetëm në lutje. Nëpërmjet lutjes së tij, Jezusi del fitimtar mbi tunduesin që në fillim dhe në luftimin e fundit të agonisë së vet. Me luftimin dhe agoninë e vet, Krishti na bashkon në këtë kërkesë ndaj Atit tonë. Vigjilenca e zemrës, në bashkim me të tijën, sillet ndër mend me këmbëngulje. Vigjilenca është «roja e zemrës» dhe Jezusi i kërkon Atit që të na ruajë në emër të tij. Shpirti Shenjt vepron për të nxitur vazhdimisht në ne këtë vigjilencë. Kjo kërkesë fiton tërë domethënien e vet dramatike në lidhje me tundimin e fundit të luftës sonë këtu në tokë; përgjëron qëndrueshmërinë e fundit: «Ja, po vij si vjen vjedhësi! I lumi ai që rri zgjuar» (Zb 16,15).

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme