S.E. Mons. Gintaras Grušas, Arqipeshkëv i Vilniusit dhe President i Këshillit të Konferencave Ipeshkvore Evropiane (CCEE), shpreh ngushëllimet dhe simpatinë e të gjithë Kishës në mbarë Evropën për gruan, Alessandran dhe fëmijët Livia dhe Giulio, të David Sassoli, President të Parlamentit Evropian, pas vdekjes së tij të parakohshme.
Më parë gazetar, prezantues televiziv dhe fytyrë e njohur e programit të lajmeve Raiuno, ai vendosi t’i përkushtohej politikës në vitin 2009. I zgjedhur President i Parlamentit Evropian në vitin 2019, ai ripohoi nevojën për një politikë më pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre, veçanërisht tek rinjtë, duke promovuar vlerat evropiane dhe një fokus të veçantë tek më të pafavorizuarit. Ipeshkvijtë evropianë kujtojnë peshën e tij të madhe politike dhe institucionale dhe përkushtimin e tij si besimtar, për të dialoguar dhe për t’i shërbyer të mirës së përbashkët.
Presidenca e Konferencës Ipeshkvore Evropiane, duke ripërtërirë solidaritetin me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e z. Sassoli, siguron lutjet e tij drejtuar Bariut të Mirë dhe Zotit të jetës, që ta mirëpresë atë me mëshirën e tij dhe ta sjellë në lumturinë e përjetshme.