12.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësMedjugorje në Tiranë
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësMedjugorje në Tiranë

Medjugorje në Tiranë

Në Amfiteatrin pranë liqenit Artificial të Tiranës, Arqidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, organizoi dje pasdite në orën 17.00, Festivalin e “Lutjes dhe të Paqes”, me praninë e vegimtarit të Medjugorjes, Ivan Dragičević, ftuar nga Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj. Bashkë me besimtarët dhe qytetarët e Tiranës, ishin edhe ipeshkvij, meshtarë dhe përfaqësues të klerit katolik. Gjatë festivalit u bë e ditur për publikun, dhurata e shtatores së Zojës, ruajtur me kujdes të posaçëm nga zoti Gjin Marku, gjatë kohës së diktaturës komuniste e më pas e mbajtur për 30 vjet në ambientet e Muzeut Kombëtar, por tani e kthyer Arqidioqezës për kultin dhe devotshmërin popullore!

Festivali filloi me lutjen e Rruzares  së Shenjtë, gjatë së cilës besimtarët i besuan Zojës lutjet dhe nevojat e tyre. Gjatë lutjes vegimtari Ivan, përjetoi shfaqjen e Zojës dhe mori mesazhin, që sikurse e dëshmoi më vonë, ishte një mesazh gëzimi. Më pas të gjithë të përkulur në gjunjë, adhuruan të Shenjtërueshmin Sakrament, shoqëruar nga repertori i Korit Kombëtar të Kishës Katolike.

Në fund vegimtari Ivan Dragičević, transmetoi mesazhin e marrë nga Zoja e Medjugorjes, “Mbretëresha e Paqes”,  si dhe dëshminë personale, prej momentit të parë të shfaqjes së Zojës atij dhe vegimtarëve të tjerë, deri më sot. Ai në dëshminë e tij, vuri theksin e rëndësisë së madhe të ecjes me Zotin, të paqes së brendshme dhe asaj mes njëri-tjetrit, aq shumë të nevojshme sot.

Festivali u përmbyll me fjalët e Arqipeshkvit të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, Monsinjor Arjan Dodaj, i cili falenderoi  bashkëpunëtorët  dhe bashkëpjesëmarrësit në këtë festival të jashtëzakonshëm lutjeje dhe paqeje.

“Në këtë vend, sonte e tani, ky vend për amshim, do të shënohet prej faktit se Zoja ka vënë këmbët e veta këtu, që qielli është hapur mbi tokë këtu, drita ka zbrazur hirin e vet këtu! Jam shumë i prekur me fjalët e Zojës, që ajo ka ndalur vështrimin e Saj mbi secilin prej jush. Shkoni në shtëpitë tuaja me sytë e Zojës!

Zoja na dha këtë mesazh të jashtëzakonshëm në këtë kohë të vështirë, për paqen. Zoja është lutur për qeveritarët, për ipeshkvijtë, meshtarët, motrat e për të gjithë besimtarët. Zoja është lutur këtu me ne!”

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Atë në hije

Të ngjashme