6.5 C
Tirana
HomeKISHLutemi në dhimbje sepse Hyji na udhëheq edhe në errësirë
HomeKISHLutemi në dhimbje sepse Hyji na udhëheq edhe në errësirë

Lutemi në dhimbje sepse Hyji na udhëheq edhe në errësirë

Deri në çfarë mase mund të guxojë dikush të zemërohet me Hyjin?

Disa jobesimtarë mendojnë se feja është një burim i thjeshtë përgjigjesh për ato njerëz që nuk kanë guximin të përballen me misterin – apo absurdin – e ekzistencës, por ndoshta ata nuk e imagjinojnë se sa shumë pyetje lindin pikërisht nga zgjedhja për të besuar, pavarësisht çdo gjëje.

Në Bibël gjenden 150 Psalme dhe më shumë se 40 – pothuajse një e treta! – janë lutje të motivuara nga vuajtjet, që ekspertët i quajnë ankime ose përgjërime. Janë ankime kolektive ose individuale, që burojnë nga situata nga më të ndryshmet: sëmundje, persekutim, luftë, vetmi, ndjenjë faji e të tjera, por pavarësisht kësaj ato nuk mund të mbulojnë të gjitha arsyet e mundshme sepse shkaqet e dhimbjes në jetë janë kaq të shumta, shumë fare.

Përvoja njerëzore e vuajtjes është një nga më të përbashkëtat, por në të njëjtën kohë është aq intime dhe personale saqë mund të bëhet e pakomunikueshme: ata që gjenden afër nuk janë gjithmonë në gjendje ta kuptojnë atë, ose ndoshta është vetë personi që vuan nuk arrin ta shprehë me fjalë përvojën e vet, madje as me Hyjin. Kjo edhe për faktin se gjërat që ndryn brenda mund të jenë ndjenja shumë të forta, “të nxehta”, si zemërimi: deri në çfarë mase mund të guxojë dikush të zemërohet me Hyjin?

Për veshët e devotshëm të miqve të Jobit fjalët e tij dukeshin blasfemuese, ndërsa për Hyjin ishin lutje.

Porse Jobi është një personazh imagjinar, i krijuar “in vitro” nga autori i tij anonim, sepse ai ishte aq i drejtë sa nuk kishte kryer asnjë mëkat në jetën e tij: deri në çfarë mase ne mëkatarët prej mishi dhe gjaku mund t’ia lejojmë vetes të rragatemi me Hyjin?

Megjithatë dhimbja e pafajshme, veçanërisht ajo e të pafajshmëve, ekziston dhe është dukshëm një padrejtësi, një skandal: a mund të heshtim kur e hasim? Por kujt mund t’i drejtohemi? Dhe si? Disa jobesimtarë mendojnë se feja është një burim i thjeshtë përgjigjesh për ato njerëz që nuk kanë guximin të përballen me misterin – apo absurdin – e ekzistencës, por ndoshta ata nuk e imagjinojnë se sa shumë pyetje lindin pikërisht nga zgjedhja për të besuar, pavarësisht çdo gjëje.

Në Ungjillin sipas Markut dhe sipas Mateut, edhe fjalët e fundit të Jezusit janë një pyetje drejtuar Hyjit, pra një lutje; por çfarë lutjeje ama! “Hyji im, Hyji im, pse më ke braktisur?”. Ata madje e sollën atë në aramaisht për të pohuar se ato fjalë dolën vërtet nga goja e Krishtit. Sa fjalë janë shkruar më vonë për ta shuar atë klithmë dhe për ta bërë më pak skandaloze: në fund të fundit – thuhet – ato janë fjalët hyrëse të një psalmi që megjithatë në fund shpreh ndjenja besimi dhe ndoshta Jezusi do të kishte dashur ta thoshte të tërin… Secili mund të mendojë çfarë të dojë, edhe sepse i Ngjalluri nuk donte t’i komentonte ato fjalë ose t’i justifikonte. Mbetet fakti se janë fjalë të drejtuara Hyjit, pra lutje, që dalin nga thellësia e vuajtjeve më të mëdha fizike dhe shpirtërore. Kur xhelati i tij i dëgjoi ato, nuk u skandalizua, por duke e parë të vdiste pikërisht në atë mënyrë, tha: “Me të vërtetë ky njeri ishte Biri i Hyjit!” (krh. Mk 15,39).

Përgjigja ndaj asaj klithme ishte Ngjallja, e cila ndodhi pas vdekjes: mendoj se kështu ndodh edhe për shumë lutje të tjera.

Libri i Isaisë dhe i Zbulesës premtojnë se Hyji do të fshijë çdo lot nga sytë tanë dhe kjo është shpresa e krishterë: pritja e jetës së amshuar dhe e lume. Ndërkohë na është dhënë mundësia të lutemi në çdo rrethanë, në gëzim e dhimbje, në mirënjohje e në ankth; të braktisemi në duart e Hyjit, t’i besohemi atij sidoqoftë, të lejojmë që të na drejtojë edhe në errësirë: “Po edhe në kalofsha nëpër luginën e hijes së vdekjes, s’trembem nga e keqja sepse ti je me mua” (Ps 23,4).

Ndokush, kur vuan, e lë lutjen, dikush tjetër e fillon: ka edhe nga ata që vazhdojnë të luten, por jo më si më parë. Lutemi për të shpëtuar nga të këqijat e tanishme ose lutemi për t’i dhënë një kuptim dhimbjes, por në fund të fundit lutemi sepse Hyji është Hyj, sepse “kënaqësia ime është të qëndroj në praninë e Hyjit” (Ps 73,28). Lutemi sepse jemi të dashur dhe duam, edhe kur nuk marrim një përfitim konkret prej saj.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme