17.5 C
Tirana
HomeKisha UniversaleKremtimet e Papa Françeskut për festimet e Krishtlindjes
HomeKisha UniversaleKremtimet e Papa Françeskut për festimet e Krishtlindjes

Kremtimet e Papa Françeskut për festimet e Krishtlindjes

Bëhet i njohur kalendari i kremtimeve të kryesuara nga Françesku nga data 8 dhjetor, për të vijuar më 23 dhjetor, me urimet drejtuar Kuries Romake, deri më 9 janar, me Pagëzimet, në Kapelën Sikstine. Më 8 dhjetor, festa e Zojës së Papërlyer, akt i devocionit privat i Papës, për të shmangur grumbullimin e turmave.

Javë qëndrore e të ngarkuara me kremtime për besimtarët, këto që mbyllin vitin 2021 e nisin vitin e ri: nga 8 e 23 dhjetori – deri më 9 janar. Koha e Krishtlindjes është tejet e ngarkuar me kremtime, kryesuar nga Papa e ndjekur nga mbarë bota.

Takimi i parë i kalendarit, që u bë i njohur sot nga Zyra e kremtimeve liturgjike, është ai i 23 dhjetorit, në orën 10.00, për urimet e Papës drejtuar Kuries Romake, në Sallën klementine. Më pas, fillimi i Kalendarit të Festave të Mëdha:

Më 24 dhjetor, Solemniteti i Lindjes së Zotit, në orën 19.30 Françesku do të kryesojë, në Bazilikën e Shën Pjetrit, Meshën Shenjte të Natës, në Kapelën Papnore.

Në mëngjesin e së shtunës, 25 dhjetor, në orën 12, Bekimi tradicional “Urbi et Orbi”- “Romës e Botës”.

Të premten, 31 dhjetor, Nata e Vitit të RiSolemniteti i së Shenjtnueshmes Nënës së Zotit, Papa Françesku do të jetë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 17.00, për të kryesuar Mbrëmësoret e para e edhe Te Deum, lutja e falënderimit, që i drejtohet Zotit për një vit kaluar nën mbrojtjen e Tij.

Kremtimet e 1 e të 6 janarit do të ndiqen në Bazilikën e Shën PjetritDita e parë e Vitit të Ri, Dita e 55-të Botërore e Paqes dhe Solemniteti i së Shenjtnueshmes Mari, Nënë e Zotit, Papa do të kryesojë, në Kapelën papnore, në orën 10.00, Meshën Shenjte, ashtu si më 6 janar, në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, gjithnjë në orën 10.00.

Ndërsa, sipas traditës, më 9 janar kremtimi i Pagëzimit të Zotit do të mbahet në Kapelën Sikstine. Në orën 9.30 Françesku do të kryesojë Meshën Shenjte, gjatë së cilës do të pagëzojë disa fëmijë, që do të jenë të pranishëm në krahët e prindërve.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme