16.5 C
Tirana
HomeJeta e KishësKremtimet e Javës së Madhe të Pashkëve, kryesuar nga Papa Françesku
HomeJeta e KishësKremtimet e Javës së Madhe të Pashkëve, kryesuar nga Papa Françesku

Kremtimet e Javës së Madhe të Pashkëve, kryesuar nga Papa Françesku

Me Javën e Shenjtë ose Javën e Madhe, siç quhej në shekullin IV në Egjeri e siç quhet edhe sot e kësaj dite ndër shqiptarë, përfundojnë Krezhmët e hyjmë në kremtimet e Pashkëve. Zyra e Kremtimeve liturgjike papnore publikoi programin e kremtimeve, që do të kryesohen nga Ati i Shenjtë Bergoglio.

Kremtimet Papnore të Javës së Madhe tё Pashkëve 2022 do të nisin më 10 prill, të Dielën e Larit, dhe do të përfundojnë më 17 prill, me kremtimin e Meshës së Dielёs sё Pashkëve tё Jezu Krishtit në Sheshin e Shën Pjetrit. Në Javën e Madhe, Kisha kremton misteret e shëlbimit: “Vepër e shërblimit kryer nga Jezu Krishti i cili, duke vdekur, e mundi vdekjen e, duke u ngjallur, na dha përsëri jetën”

Kalendarin e kremtimeve e bën të njohur Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë. Kalendar, që u hap tashmë, me shtegtimin apostolik në Maltë më 2 e 3 prill, për të përfunduar me lumnimet në Sheshin e Shën Pjetrit.

Java e Madhe e Pashkëve

E diela, 10 prill, është e Diela e Larit: Papa  do të bekojë degët e palmave dhe të ullinjve e, në fund të procesionit, do të kryesojë kremtimin eukaristik.

E Enjtja e Madhe e Pashkëve

Triditshi i Pashkëve nis më 14 Prill, të Enjten e Madhe, me Meshën e Bagmit në Bazilikën e Shën Pjetrit. Në orën 9.30 Papa do të kryesojë Meshën së Bagmit, së bashku me patriarkët, kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë e meshtarët (priftërinj e rregulltarë) e pranishëm në Romë.

E Premtja e Madhe e Pashkëve

Më 15 Prill, të Premten e Madhe, Papa do të kryesojë kremtimin e Mundimeve të Krishtit duke nisur nga ora 17.00, në Bazilikën e Shën Pjetrit;

ndërsa në mbrëmje, në orën 21.15, Udha tradicionale e Kryqit do të rikthehet në  Koloseum.

E Shtuna e Madhe e Pashkëve

Më datë 16 prill, në orën 19.30 në Bazilikën e Shën Pjetrit, do të Kremtohet Nata e Shenjtë e Pashkëve të Jezu Krishtit. Papa Françesku do të bekojë zjarrin e ri në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit. Do të hyjë pastaj me Qiriun e Pashkëve dhe këngën Exsultet me procesion në Bazilikë, ku do të kryesojë Liturgjinë e Fjalës, Liturgjinë e Pagëzimit dhe Liturgjinë Eukaristike në bashkëkremtim me patriarkët e kardinajtë që dëshirojnë të marrin pjesë si dhe me meshtarë, në përkim me numrin e pjesëmarrësve.

E Diela e Pashkëve

Të nesërmen, e diel 17 prill, Mesha e Dielës së Ngjalljes së Jezu Krishtit, në Sheshin e Shën Pjetrit, në orën 10.00, e pasuar në orën 12.00, nga bekimi “Urbi et Orbi” – “Romës e Botës” nga lozha qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit.

Kremtimet e tjera  të kryesuara nga Papa

Më 24 prill, të Dielën e Dytë të Pashkëve, e Diela e Mëshirës Hyjnore, Papa Françesku do të kremtojë Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit, në orën 10.00.

Më 15 maj, në të njëjtin Shesh e në të njëjtën kohë, do të kremtohet Mesha, gjatë së cilës do të shpallen 10 të Lum të rinj: Titus Brandsma; Lazarus, i njohur me emrin Devasahayam; César de Bus; Luigi Maria Palazzolo; Giustino Maria Russolillo; Charles de Foucauld; Maria Rivier; Maria Francesca e Gesù Rubatto; Maria e Jesus Santocanale; Maria Domenica Mantovani.

Marrë nga Radio Vatikani

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme