HomeLajmeKNFSH zhvillon Forum Ndërfetar “Roli i liderëve fetarë dhe rinisë në parandalimin...
HomeLajmeKNFSH zhvillon Forum Ndërfetar “Roli i liderëve fetarë dhe rinisë në parandalimin...

KNFSH zhvillon Forum Ndërfetar “Roli i liderëve fetarë dhe rinisë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit”

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën CVE ka organizuar me datë 22 nëntor 2021 Forumin Ndërfetar “Roli i liderëve fetarë dhe rinisë në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit” me pjesëmarrjen e liderëve të komuniteteve fetare, njëkohësisht dhe anëtarë të Bordit të Presidencës të KNFSH-së, Ambasadorit të Mbretërisë së Britanisë së Bashkuar SHTZ. Alastair King-Smith, përfaqësues të ambasadës së SHBA-së, një delegacioni të lartë nga organizata ndërkombëtare The Global Community Engagement and Resilience Fund  (GCERF) me qendër në Zvicër i kryesuar nga z. Kevin Osborne, si dhe anëtarë të Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë në Këshillin Ndërfetar.

Aktiviteti i moderuar fillimisht nga znj. Sheldiana Jano, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KNFSH-së është përshëndetur nga liderët dhe përfaqësuesit më të lartë të pesë komuniteteve fetare në vendin tonë, ku fillimisht i ka uruar mirëseardhjen H. Dede Edmond Brahimaj, kryetar i KNFSH-së për vitin 2021, si dhe më pas kanë përshëndetur H. Bujar Spahiu, kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Mons. George Frendo, Arqipeshkv i Dioqezës Tiranë-Durrës, Hirësi Asti, Episkopi ndihmës i Kryepiskopit Anastas Janullatos dhe Pastor Ylli Doçi, kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Liderët fetarë u ndalën rreth kontributit dhe punës që bëjnë komunitetet fetare në promovimin e paqes sociale dhe dialogut, nëpërmjet edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj larg çdo radikalizmi dhe ekstremizmi.

Ndërsa më pas kanë folur znj. Lejdi Dervishi, drejtor i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), pranë Kryeministrisë, znj. Iris Luarasi, drejtor ekzekutiv i Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, z. Kevin Osborne nga The Global Community Engagement and Resilience Fund  (GCERF) dhe Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së.

Në seancën e dytë të moderuar nga znj. Sonila Rembeci, anëtare e Departamentit të Gruas në KNFSH kanë folur dhe diskutuar anëtarë të Departamentit të Rinisë, përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare. Kështu Hysni Skura, Alban Petro, Jeta Deda, Evisa Beho dhe Alesio Sema kanë ndarë rekomandime dhe rezultate nga workshopet dhe forumet ndërfetare të zhvilluara nga Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në çështje dhe tematika të ndryshme lidhur me parandalimin e gjuhës së urrejtjes, radikalizmit dhe ekstremizmit të çdo lloj forme.

Marrë nga knshf.al

Na ndiqni

1,126FansLike
200FollowersFollow
55FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme