Bashkësia katolike shqiptare në Bruksel me 1 maj 2022 kremtoi Meshën e Shenjtë në të dielën e tretë të Pashkëve.
Bashkësia jonë ishte e nderuar që Meshën e Shenjtë e udhëhoqi shkëlqësia e tij Imzot Simon Kulli, i cili qëndroi në vizitë baritore si përgjegjës në Konferencën Ipeshkvore Shqiptare për migracion, i shoqëruar nga Dom Zef Marku.
Përgjegjësi i bashkësisë katolike shqiptare në Bruksel Dom Kastriot Idrizi, në emër të bashkësisë e mirëpriti dhe e falenderoi shkelqësinë e tij Imzot Simon Kulli dhe konstatoi se vizita e tij është vlerë dhe shumë e rëndësishme për bashkimin dhe bashkëpunimin e komunitetit katolik.
Gjithashtu kremtimit të Meshes së Shenjtë iu bashkuan edhe Ipeshkvi i Brukselit Imzot Jaen Kockrols, si dhe Eric Vancraeynest, prift përgjegjës për bashkësitë e huaja në Arqipeshkvinë e Maline-Bruksel, të cilët falenderuan përzemërsisht shkelqësinë e tij Imzot Simon Kulli për vizitën dhe po ashtu përshëndeten besimtarët e bashkësisë katolike shqiptare me seli në Bruksel.
Dom Kastriot Idrizi