TIRANE, më 19 prill 2023
Shumë i nderuar Z. Bujar Spahiu,
Kryetar i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë
Vëllezërve dhe motrave myslimanë!
Në emrin tim personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëri, ju uroj: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR-it, Bajramit.
Festa e Bajramit vjen pas agjerimit dhe lutjes që bëtë gjatë muajit të Ramazanit, i cili është i rëndësishëm për jetën e bashkësisë myslimane dhe uroj t’i ketë dhënë secilit një forcë të re në jetën shpirtërore personale, shoqërore dhe familjare, në këtë kohë të vështirë.
Dikasteri Papnor për Dialogun Ndërfetar ju shpreh të gjithëve ju urimet e tij më të mira me uratë dhe me përgëzime të përzemërta dhe sivjet Mesazhi e Tij ka si motoja:“Të krishterë dhe myslimanë: nxitës të dashurisë dhe miqësisë”:
“Ne do të luftojmë kulturën e urrejtjes dhe do të promovojmë një kulturë dashurie dhe miqësie me një edukim të shëndetshëm të brezave të ardhshëm në të gjitha hapësirat ku ata edukohen: në familje, në shkollë, në vendet e kultit dhe në mediat sociale.
Një botë ku mbretëron drejtësia, paqja, vëllazëria dhe begatia, kënaq të Gjithëpushtetshmin dhe dhuron gëzim, duke nxitur kështu angazhimin tonë të sinqertë dhe të përbashkët”.
Zoti i Mëshirshëm dhe i Gjithëpushtetshëm na ndihmoftë që të ecim gjithmonë në rrugën e mirësisë, të dhembshurisë dhe të paqes dhe lusim për paqen në Ukrainë e në të gjithë botën.
PËRSHUMËVJET BAJRAMIN
† Angelo Massafra O.F.M.
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult
President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë