Ditën e djeshme në në ambientet e jashtme të Kishës “Shën Gjon Pagëzuesi” në fshatin Rrapsh të Famullisë së Hotit në Malësinë e Madhe është vendosur ujësjellësi i ri. Në inaugurimin e këtij ujësjellësi ka marrë pjesë edhe Arqipeshkvi i Arkidioqezëd Metropolitane Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra.
Imzot Massafra pas Meshës së Shenjtë ka bërë edhe procesin e bekimit të Ujësjellësit të ri. Ky Ujësjellës u ndërtua me iniciativën e Famullitarit Dom Ardian Arra dhe besimtarëve e bamirësve të kësaj famullie.