6.5 C
Tirana
HomeKISHGjenetikë. “Prodhimi i gameteve njerëzore, i gabuar dhe i pamundur: pse të...
HomeKISHGjenetikë. “Prodhimi i gameteve njerëzore, i gabuar dhe i pamundur: pse të...

Gjenetikë. “Prodhimi i gameteve njerëzore, i gabuar dhe i pamundur: pse të ngulmohet?”

Është teknikisht e pamundur të rikrijohet inteligjenca e pranishme në jetë që nga fillimi i saj.

Një studim i ri në “Nature” tregon përpjekjet për të prodhuar farën dhe ovocitet [vezët]. Por a ka kuptim të ecet në një rrugë kundër etikës dhe me pengesa të pakapërcyeshme? Përgjigjet shkencëtari Pier Mario Biava

«Është pozitive që Nature” më në fund i jep vlerën e duhur qasjes epigjenetike, e cila, ndryshe nga ajo gjenetike, e cila bazohet në manipulim, është në gjendje të modulojë zhvillimin qelizor dhe si rrjedhojë të kontrollojë sëmundje të rënda si tumoret dhe shumë patologji të tjera si ato neurodegjenerativet. Sidoqoftë, është gabim të vazhdohet duke këmbëngulur për përftimin artificial të farës dhe vezës, sepse nuk ka fare kuptim nga pikëpamja shkencore, erdhe nëse dyshimet etike në këtë front kërkimor nuk do të mjaftonin». Kështu Pier Mario Biava, një mjek që ia ka kushtuar jetën e tij profesionale studimeve mbi diferencimin qelizor, duke hershuar tashmë rëndësinë dhe funksionin e kodit epigjenetik dyzet vjet më parë, komenton lajmin e publikuar në “Nature” nga një grup i Universitetit të Kiotos në Japoni, i cili: në një përpjekje për të rikrijuar zhvillimin in vitro [në epruvetë] të gameteve, ka pranuar se vetëm duke punuar mbi riprogramimin epigjenetik, aktualisht i papërsosur, do të mund të avanconte ky kërkim.

Pas vitesh hulumtimesh mbi ADN-në, me përfundimin e sekuencimit [vargëzimit] të saj, komuniteti shkencor ndërkombëtar tani ka fituar konceptin se gjenomi ynë është si një hardisk kompjuteri që nuk mund të bëjë asgjë nëse nuk programohet. Kësisoj, tërësia e elementeve që e programon atë, pra softueri, është kodi epigjenetik, kodi që qëndron “mbi” atë gjenetik. Shkencëtarët e Kiotos futën parametrin e këtij rregullimi duke administruar faktorë proteinikë si një element inovativ në gjendje për të drejtuar qelizat në zhvillimin e tyre, mirëpo pa ia mbërritur qëllimit.

«Sigurisht se është e vështirë që ta arrijnë këtë gjë përmes gameteve të gjitarëve – shpjegon Biava –. Nga pikëpamja shkencore ka pengesa të pakapërcyeshme. Në kërkimin tim kam përdorur vezët e vezëpjellësve, peshkun tropikal Zebra [Zebrafish] i cili ka të njëjtat proteina me ato të species njerëzore dhe embrionet e gjitarëve. Kemi parë diçka shumë të rëndësishme dhe vërtet të veçantë: në vezën e fekonduar të gjitarëve nuk është i pranishëm i gjithë informacioni për zhvillimin e vet, por një pjesë e rëndësishme e molekulave të diferencimit janë të pranishme në mitrën e amnore, e cila nuk është thjesht një enë mekanike, por një organ rregullator i mirëfilltë. Mitra amnore ka, në praktikë, një funksion shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e jetës së embrionit. Ngela pa fjalë kur zbulova këtë inteligjencë të pranishme në jetë që nga fillimi i saj».

Fraksioni proteinik me peshë të ulët molekulare i ndryrë në mitrën amnore është quajtur “Life Protecting Factor [Faktor Mbrojtës i Jetës]” dhe sintetizohet sapo veza e fekonduar implantohet në mitër. Për të kuptuar ekzistencën e kësaj inteligjence të brendshme që lëviz si një dirigjent orkestre që drejton koncertin e tij, është vërejtur se ky fraksion aktivizon kaspazat, enzimat që vrasin qelizat e tjetërsuara, duke parandaluar që mutacionet ta komprometojnë jetën e embrionit.

«Manipulimet e çdo lloji janë të destinuara të dështojnë, si në këtë rast në fushën e gametogjenezës in vitro – përfundon Biava –. Kompleksiteti i jetës nuk funksionon në bazë të molekulave individuale, por në paketa informacioni që nuk mund të ndahen. Kjo do të thotë se zhvillimi i një embrioni rregullohet nga sinjale dhe molekula të pafundme dhe nga konteksti në të cilin ndodh, siç tregohet nga Life Protecting Factor [Faktori Mbrojtës i Jetës]. Është teknikisht e pamundur të rikrijohet inteligjenca e pranishme në jetë që nga fillimi i saj. Nuk e kuptoja pse në riprodhimin te gjitarët ishte e nevojshme të mbahej embrioni në mitër, por zbulimi i këtij faktori ma shpjegoi. Deri më tani, kërkimet më të fundit mbi epigjenetikën kanë çuar në konceptimin e universit si vetëdije, informacion inteligjent: nëse dyshimet etike nuk do të mjaftonin, të paktën të ndalemi përball këtij konceptimi».

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme