8.5 C
Tirana
HomeKISHEVROPA/SHQIPËRI - Atë Augustin Margjoni CM, drejtori i parë i Veprave të...
HomeKISHEVROPA/SHQIPËRI - Atë Augustin Margjoni CM, drejtori i parë i Veprave të...

EVROPA/SHQIPËRI – Atë Augustin Margjoni CM, drejtori i parë i Veprave të Misionit Papnor në Shqipëri

Qyteti i Vatikanit (Agjencia Fides) – Kardinali Luis Antonio G. Tagle, Pro-Prefekt i Dikasterit për Ungjillëzimin (Seksioni për ungjillëzimin e parë dhe Kishat e reja të veçanta), më 31 korrik 2024, emëroi Atë Augustin Margjoni CM. për të drejtuar Drejtorinë Kombëtare të Veprave të Misionit Papnor të sapokrijuar në Shqipëri për dy vjet (2024-2026).

Atë Margjoni CM, i lindur më 30 Prill 1988 në Konaj-Mirditë (Shqipëri) e nisi rrugëtimin e tij me Etërit Misionar Vinçencianë që në moshë të vogël, duke ndjekur shkollën misionare apostolike në Rrëshen nga shtatori 2001. Studimet filozofiko-teologjike i filloi në vitin 2007 në Itali. Ai vazhdoi seminarin e brendshëm në Seminarin e Teruelit (Spanjë).

Ai bëri Kushtet e Përjetshme në Kongregatën e Misionit më 21 shtator 2012 dhe u shugurua meshtar më 6 shtator 2014. Menjëherë pas shugurimit mori detyrën e drejtorit të shkollës apostolike të Kongregatës së Misionit në Shkodër. Ka ndjekur një kurs studimesh për formim në Itali (2017-2020). Prej shtatorit 2020 është famullitar dhe epror i Vinçencianëve në Shqipëri.

(EG) (Agenzia Fides 06/09/2024)

BurimiFides.org

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme