10.5 C
Tirana
HomeKISHDom Mark Pashkja: Kisha në Shqipëri bashkohet me lutjen për paqen, më...
HomeKISHDom Mark Pashkja: Kisha në Shqipëri bashkohet me lutjen për paqen, më...

Dom Mark Pashkja: Kisha në Shqipëri bashkohet me lutjen për paqen, më 17 tetor

Dom Mark Pashkja
Zëdhënës i KISH

Në ditën e lutjes dhe të agjërimit për paqen, që Kisha universale ia kushton më 17 tetor gjendjes aktuale në Tokën Shenjte, ku vijon konflikti izraelito-palestinez, me pasoja të rënda në Rripin e Gazës, edhe katolikët shqiptarë ftohen nga ipeshkvijtë e tyre të bashkojnë duart në lutje me besimtarët e gjithë botës për t’i kërkuar Zotit të ulen armët e të kthehet qetësia në vendet ku jetoi, vdiq e u ringjall Krishti.

Ndërsa në Shkodër kremtohet pajtorja qiellore e qytetit dhe e gjithë Shqipërisë, Zoja e Shkodrës, e gjithë Kisha Katolike në Shqipëri përgatitet të bashkohet me besimtarët e mbarë botës për ditën e lutjes dhe të agjërimit, gjatë së cilës do t’i kërkohet Zotit të dikojë paqen në Tokën Shenjte.

Kurrë më tepër se tani nuk ndihet nevoja e ditës së nesërme, 17 tetor, për t’i bashkuar duart e për t’u gjunjëzuar në lutje para Hyjit të Gjithpushtetshëm që t’ia kthejë rrjedhën ngjarjeve të fundit, të cilat s’premtojnë aspak për mirë.

Kërcënimet iraniane

Irani e ka paralajmëruar Izraelin se do të ketë një shkallëzim të mundshëm, nëse nuk u jep fund bombardimeve kundër palestinezëve. Ministri i Jashtëm i Teheranit theksoi se “palët e tjera në rajon” janë gati të veprojnë. “Nëse agresioni sionist nuk ndalet, të gjitha partitë dhe fraksionet në rajon do të venë gishtin në këmbëzën e pushkës”, deklaroi Hossein Amirabdollahian. Ndërkohë, ushtria izraelite vazhdon përgatitjet për pushtimin tokësor të zonës veriore në Rripin e Gazës, në kërkim të militantëve islamikë, që vranë njerëz e shkatërruan ç’gjetën në zonë, të shtunën e kaluar.

Hamasi falënderon Rusinë

Nga ana e tij, grupi terrorist palestinez Hamas falënderoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin për mbështetjen e çështjes palestineze: “Ne të lëvizjes opozitare islamike vlerësojmë dënimin e agresionit sionist kundër popullit tonë dhe mosmiratimin e rrethimit të Gazës me ndërprerjen e ndihmave humanitare, që vë në rrezik banorët e saj”.

Deklarata e ipeshkvijve të Shqipërisë

Në këtë gjendje të nderë, me nismën e Patriarkatit latin të Tokës Shenjte, gjithë besimtarët katolikë do të bashkohen nesër në lutje për paqen. Për impenjimin e Kishës Katolike të Shqipërisë në këtë drejtim, flet zëdhënësi i ipeshkvijve shqiptarë, dom Mark Pashkja…

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme