Ashtu si në të gjitha dioqezat katolike si në Shqipëri dhe në botë, edhe në Administraturën Apostolike të Shqipërisë së Jugut, të shtunë e djeshme (20 nëntor) është kremtuar Dita Botërore e Rinisë që nga ky vit Papa Françesku ka vendosur të kremtohet të Dielën e Krishtit Mbret.
Kështu, në Kishën “Shën Pjetri dhe Shën Pali” në Lushnjë, u mblodhen më shumë se 100 të rinj, prej të gjitha famullive të Administraturës.
Të ndriçuar nga tema “ÇOHU! PO TË BËJ DËSHMITARË TË ASAJ ÇKA PE” të rinjtë kanë jetuar momente të ndryshme (animim, lutje, reflektimi, drama, takimi me dëshmitarët shqiptarë e sotem, vellazerimi dge lojra).
ÇOHU: ishte si refreni që bëri jehonë gjatë gjithë ditës.
ÇOHU: ka qenë ftesa që u drejtua drejt për drejt të rinjve të, nga sot, të marrin një angazhim konkret në famullinë, në zonën baritore, në Administraturen.
ÇOHU, ti që lexon, dhe jeto duke ndërtuar Mbretërinë e Zotit atje ku je.