Dhunimi i një gazetari që profesionalisht kryen punën e tij, është lajm i keq për çdo shoqëri.
Në një shoqëri si e jona, ku nevoja për të pasqyruar të vërtetën është egzistenciale, dëmtimi i atyre që punojnë dhe jetojnë për këtë qëllim, nuk është thjesht individual, por shumë më teper.
Në këto kushte dëshirojmë të shprehim shqetësimin për këtë fenomen, duke e dënuar fuqishëm atë, dhe çdo lloj akti të ngjashëm. Në këto momente dëshirojmë të shprehim afërsinë për personin e lënduar dhe familjen e tij. Me shpresën e shërimit sa më të shpejt të Z. Hila, lusim Zotin që fenomene të tilla, të mos përsëriten.