6.5 C
Tirana
HomeKISH“Dëmton seriozisht shëndetin tuaj”. Rrjeti social si cigarja
HomeKISH“Dëmton seriozisht shëndetin tuaj”. Rrjeti social si cigarja

“Dëmton seriozisht shëndetin tuaj”. Rrjeti social si cigarja

Një etiketë për të paralajmëruar të miturit mbi rrezikun. Propozimi vjen nga Surgeon General, autoriteti më i lartë i shëndetit publik në SHBA: gjendja mendore e adoleshentëve nuk ka qenë kurrë kaq e rrezikuar.

Një etiketë që paralajmëron për anën dëmtuese të asaj që përdoret në internet, e ngjashme me atë që vendoset në paketat e cigareve. Ky është propozimi i Surgeon General, Vivek Murthy, autoriteti më i lartë i shëndetit publik në SHBA, i cili në rubrikat e New York Times në edicionin e 17 qershorit përsëriti nevojën për marrjen e shpejtë të kundërmasave serioze dhe efektive për të kufizuar dëmin e shkaktuar mbi adoleshentët. Përdorimi i mediave sociale po prek veçanërisht adoleshentët. Jemi në një emergjencë, shkruan troç Murthy dhe në situata të tilla nuk mund t’ia lejojmë vetes luksin e pritjes së informacionit të përsosur, i cili do të konfirmonte pa asnjë mëdyshje ndikimin negativ të një produkti dhe shërbimi të caktuar. Faktet e disponueshme aktualisht të merren parasysh dhe të veprohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe faktet na tregojnë se ka një krizë të paprecedentë të shëndetit mendor mes të rinjve, ku, ndër shkaqe, janë mediat sociale – në të cilat adoleshentët amerikanë shpenzojnë mesatarisht 4.8 orë në ditë.

Surgeon General rimerr këtu alarmin që ishte objekt i raportit të tij “Social Media and Youth Mental Health [Mediat Sociale dhe Shëndeti Mendor i të Rinjve]” të publikuar vitin e kaluar dhe që është bërë një referencë ndërkombëtare për këtë çështje. Përveç etiketës paralajmëruese, e cila, e vetme, mund të ketë një qëllim minimal shkëshillues, siç e konfirmojnë hulumtimet, duhen ligje që kontrollojnë fuqinë e tepërt të platformave. Dy masa janë duke u diskutuar aktualisht në Kongres: e para është një përditësim mbi temën e privatësisë së të miturve, COPPA2 (Children Online Privacy Protection Act [Masat për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve në Internet]) dhe e dyta është KOSA (Kids’ Online Safety Act [Masat për Sigurinë e Fëmijëve në Internet) e cila fokusohet në kufizimin e aksesit në përmbajtje të dëmshme dhe të papërshtatshme.

Sipas Murthy, do të ishte vendimtare që platformave t’u imponohet bashkëndarja e të dhënave që zotërojnë lidhur me ndikimet reale të shërbimeve të tyre – gjë që aktualisht nuk e bëjnë – në mënyrë që ato të mund t’u nënshtrohen analizave prej anës së ekspertëve të pavarur.

Po shkollat ​​dhe familjet çfarë mund të bëjnë? Të parat duhet të garantojë mjedise “pa telefon” për mësimdhënie dhe socializim, dhe të dytat të përvetësojnë rregulla elementare dhe të qarta, si mospërdorimi i smatfonëve në shtrat, në tavolinë dhe në ndeja të përbashkëta.

Ftesa e Murthy-t është që prindërit të bashkojnë forcat, sepse t’i bësh të gjitha këto vetëm është e vështirë. Referim mund të jenë iniciativa si Wait Until 8th (www.waituntil8th.org), e cila mund të përkthehet si “prit deri në klasën e tetë”) e cila bashkon familjet që synojnë të mos nguten për t’u dhënë fëmijëve të tyre një smartfon: Këshilla e Murthy-t është të mos aksesohet në mediat sociale para shkollës së mesme.

Edhe të rinjtë, nga ana e tyre, mund të kenë gjithashtu një rol më aktiv: në Shtetet e Bashkuara ka iniciativa që favorizojnë mbështetjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e përvojave për të vënë në jetë një përdorim më të shëndetshëm të dixhitalit, siç është lëvizja Log Off (www.logoffmovement.ort).

“Unë vetë jam baba i dy fëmijëve të moshës 6 dhe 7 vjeç, tashmë kureshtarë për mediat sociale dhe pyes veten se çfarë duhet të bëj”, tregon Murthy. Nuk ka rripa sigurie apo kaskë dhe askush sot nuk mund të na sigurojë se përdorimi i mediave sociale është plotësisht i sigurt për adoleshentët, vazhdon Murthy. Por nuk duhet të jetë kështu medoemos: industritë e makinave, aeroplanëve dhe ushqimit kanë marrë kundërmasa përballë problemeve të dukshme të sigurisë që janë shfaqur me kalimin e kohës. Diçka e ngjashme do të duhet të ndodhë për mediat sociale. Prindërit ndihen të pafuqishëm dhe të paaftë për t’i mbrojtur siç duhet fëmijët e tyre – vëren me hidhërim Surgeon General – dhe kjo gjë është e tmerrshme. Shkaku kryesor i situatës aktuale “është lëshimi pa fre i teknologjive jashtëzakonisht të fuqishme, pa masa të përshtatshme sigurie, transparencë apo llogaridhënie”.

Duke lexuar konsideratat e tij mbi Evropën, merret ndjesia e pazakontë e të pasurit disa armë të tjera në anën tonë për të arritur ekuilibrin e duhur midis lirisë dhe kontrollit në përdorimin e platformave: dispozita evropiane Digital Services Act vë  në duart e rregullatorëve një pushtet të caktuar për të thirrur shërbimet online lidhur me përgjegjësinë e tyre ndaj të miturve. Dhe është një pushtet që tashmë po përdoret, si në hetimin e nisur së fundmi mbi Metën në lidhje me logjikat algoritmike që do të krijonin varësi tek më të rinjtë, për të cilin është diskutuar së fundi në Avvenire (https://www.avvenire.it/opinioni/pagine/la-commissione-europea-in-campobambini-e-social-ul).

Rruga është ende e gjatë, por pika e mbërritjes është e qartë. Siç na kujton Murthy në përfundim, “testi i nivelit etik të një shoqërie është aftësia për të mbrojtur fëmijët e vet”.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme