16.5 C
Tirana
HomeKISH“Çfarë do të thotë kurora jeshile dhe 4 qirinjtë?”
HomeKISH“Çfarë do të thotë kurora jeshile dhe 4 qirinjtë?”

“Çfarë do të thotë kurora jeshile dhe 4 qirinjtë?”

Përgatitje për një Krishtlindje më domethënëse

Kurora e Kohës së ardhjes ka formën e një rrethi të bërë me gjethe jeshile, ky rreth simbolizon një përjetësi pa fillim dhe pa fund, ngjyra jeshile simbolizon shpresën dhe jetën. Gjethja jeshile rrethohet nga një shirit i kuq, që simolizon dashurinë e Zotit që na që ndron afër në mënyrë të vazhdueshme.

Kurora mund të ketë disa qirinj me ngjyrat e përshtatshme për Krishtlindjen:

  • Qiriu me ngjyrë të kuqe të ndezur simbolizon kohën e përgatitjes, të pendesës dhe të faljes.
  • Qiriu me ngjyrë të kuqe të lehtë simbolizon harenë.
  • Qiriu me ngjyrë jeshile simbolizon shpresën.
  • Qiriu me ngjyrë të bardhë simbolizon pastërtinë, fitoren, kremtimin dhe gëzimin.

Ndezja  javë pas jave të katër qirinjve e kurorës, duhet të bëhet në mënyrë që të reflektojmë mbi përgatitjes tonë për të pritur Zotin Jezus në Krishtlindje, dritat e qirinjve na kujtojnë që Jezusi është drita e botës që ka ardhur për të mundur errësirën.

Në traditën e Krishterë ngjitet një kurorë jeshile me zbukurime të ndryshme që tregojnë pritjen e Krishtlindjes dhe mirëseardhjen e çdonjërit që vjen në shtëpinë tonë. Një tjetër kurorë vihet në një vend të veçantë të shtëpisë. Qirinjtë  që do të vihen mbi këtë kurorë ndizen nga një për çdo javë, të shtunën në mbrëmje ose të dielën, kur e gjithë familja është e mbledhur dhe mund të bëjë një lutje të vogël.

Marrë nga Motrat Saleziane

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme