Në Shkollën e Mesme Profesionale “Shën Jozefi Punëtor” është bërë tashmë traditë, që me datë 27 shtator të organizohet ceremonia zyrtare e nisjes së vitit të ri shkollor.
Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të arsimit, zyrave të punës, pushtetit vendor etj.
Drejtori i Shkollës P. Michele Leovino theksoi se kjo shkollë është vendi ku hidhen hapat më të rëndësishëm për t’u rritur profesionalisht dhe për t’u integruar në tregun e punës. Leovino u ka uruar nxënësve dhe stafit pedagogjik suksese dhe një vit të mbarë shkollor.
Presidenti i Shkollës Mons. Gjergj Meta vuri theksin se shkolla jonë ofron cilësi dhe është një shkollë, e cila ofron standarte evropiane.
Hasan Muça drejtor i DRAP ftoi nxënësit e “Shën Jozefit” që t’i japin jetë vlerës profesionale që marrin këtu. Muça vlerësoi përkushtimin e institucionit tonë për t’i dhënë jetë dhe shpresë këtyre të rinjve.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi u apeloi të rinjve që të arrijnë synimet dhe të realizojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Të jepni dhe merrni dije, si e vetmja rrugë drejt suksesit.
Ilda Banaj nga Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive theksoi se jemi bashkë në zbatimin e një hapi të përbashkët. Ndërsa iu drejtua nxënësve me mesazhin e Sami Frashërit: “Nëse do të mbillni përgjithmonë atëherë duhet arsimi dhe edukimi“.
Lina Guri Drejtore e DRP Lezhë vlerësoi se arsimi profesional është jo vetëm një punësim i sigurtë, por edhe për sukseset e së nesërmes. Ajo vuri theksin tek bashkëpunimi ndërinstitucional.
Graziano Manica President i Opera “Armida Barelli” në Rovereto të Italisë, ftoi të rinjtë që të studiojnë sa më shumë.
“Mbi të gjitha të jeni të aftë të hapni zemrën tuaj ndaj të tjerëve” theksoi Manica.
Bardh Dedgjonaj drejtor i Shkollës së Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” deklaroi se bashkēpunimi mes 2 shkollave ka qënë dhe do të jetë i vazhdueshëm. Një shkollë profesionale cilësore që i shërben komunitetit, rajonit e Shqipërisë.
Gjithashtu përshëndeti Dorinela Reci Drejtoreshë e Shkollës 9- vjecare “Nënë Tereza”, duke uruar për një vit të mbarë shkollor theksoi se: “Mendoj që kjo shkollë e ka marrë vulën e suksesit, falë punës së palodhur të drejtuesve dhe stafit pedagogjik”.
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për mē shumë se 400 nxënës të “Shën Jozefit”.
Të edukojmë me dashuri të rinjtë drejt së ardhmes!
Lindita Kokaj