Me një thirrje për tokën edhe lutje për Ukrainën nisi simpoziumi europian me temën: Çohu! Krishti të thërret, i cili nga data 20 deri me 23 po zhvillohet në Krakovë (Poloni) simpozium ky mbi të rinjtë, organizuar nga Këshilli i Konferencës Ipeshkvore Europiane #CCEE.


150 delegatë kombëtarë nga 30 vende europiane me nga 5 sektor baritor: (të rinjtë, shkollat, universitetet, thirrjet dhe katekeza) mes tyre e pranishme është edhe Shqipëria, e përfaqësuar me 5 anëtarë, ndër to edhe Arqipeshkvi Arjan Dodaj F.d.C dhe Ipeshkvi Giovanni Peragine, të cilët janë mbledhur në Krakovë për takimin tre ditor, duke diskutuar për sfidat e Europës në këto momente të vështira.

Nuk munguan edhe momentet e lutjes dhe të festës drejt një rrugëtimi që të rinjtë nga e gjithë bota, kanë nisur drejt Ditës Botërore të Rinisë në Lisbonë në 2023.