21.5 C
Tirana
HomeDioqeza SapëCaritas Dioqezan Sapa/ Panairi i punimeve nga personat me aftësi ndryshe
HomeDioqeza SapëCaritas Dioqezan Sapa/ Panairi i punimeve nga personat me aftësi ndryshe

Caritas Dioqezan Sapa/ Panairi i punimeve nga personat me aftësi ndryshe

Ndërsa kemi filluar kohën e Shenjtë të Ardhjes, në ditën e 3 dhjetorit 2021 që shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi Ndryshe, pranë Caritas Dioqezan Sapa u mbajt panairi i punimeve të punuar nga duart e personave me aftësi ndryshe. Ky panair u zhvillua nën kujdesin e veçantë të ipeshkvit të Sapës, Imzot Simon Kulli dhe të Caritas-it.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm vetë aktorët e këtij panairi, stafi i Caritas-it, meshtarë e motra, përfaqësues të Bashkisë Vau Dejës, një përfaqësi e Caritas-it Shqiptar, intelektualë të fushave të ndryshme, si dhe vullnetarët. Ky aktivitet i përvitshëm ngjalli interes të madh, përmes së cilës promovohen vlerat shpirtërore dhe sociale të këtyre personave, një mënyrë kjo që mos të jenë të distancuar nga shoqëria dhe komuniteti ku ato jetojnë.

Është qendra ditore e ngritur nga Caritas-i dioqezan, e cila nëpërmjet kujdesit, mësimit dhe aktiviteteve të ndryshme që kjo qendër organizon tregon dashuri dhe kujdes për këto persona.

Gjatë ceremonisë së hapjes së panairit, në fillim iu uroj mirëseardhjen Drejtori i Caritas-it, Nikolin Lekaj, i cili falenderoi të pranishmit dhe gjithë njerëzit vullnetmirë që tregojnë kujdesin dhe dashurinë humane për personat me aftësi ndryshe. Në mënyrë të veçantë ai falenderoi bariun e kësaj dioqeze, i cili me mbështetjen e tij personale dhe institucionale është shtylla kryesore ku personat me nevoja të veçanta ndjehen të vlerësuar e të realizuar në vetvete duke i mbajtur afër, e duke mos i mënjanuar në asnjë mënyrë.

Ndërsa Ipeshkvi, Imzot Simoni, “vlerësoi shumë punën dhe misionin bamirës që Caritas-i bashkë me ndihmën e vullnetarëve të tij, ndërmerr në iniciativat e tij institucionale, ku duart e këtyre personave bashkohen me duart tona tha ai, duke realizuar këto vepra edhe pse të vogla por janë të mrekullueshme dhe me dashuri të madhe. Tashmë së bashku jemi një familje e madhe tha ai dhe së bashku ju japim mbështetje dhe krahë për të ecur përpara në jetë edhe pse ndodhen në kushte të tilla fizike”.

Një vlerësim të madh dhe mirënjohës shprehu edhe kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, i cili vlerësoi punën e Dioqezës Sapë që gjithmonë gjendet pranë shtresave me nevoja të veçanta, ndërsa ofroi edhe bashkëpunimin ndërinstitucional për këtë kategori, ku edhe bashkia po tregon vëmendje dhe kujdes për këto persona.

Në panair u shfaqen punime të ndryshme si piktura nga më të ndryshmet, betleheme dhe punime të tjera në tjegull dhe me qiri. Panairi do të qëndrojë i hapur për pak ditë dhe pritet të vizitohet nga shumë persona të cilët shohin nga afër punën e demonstruar, të konkretizuar e të përqafuar me dashuri nga personat me aftësi ndryshe.

Violeta Marashi

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme