26.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Shkodër-PultBekimi apostolik i Papa Françeskut/ Letra e urimit për Motër Gemma në...
HomeArqidioqeza Shkodër-PultBekimi apostolik i Papa Françeskut/ Letra e urimit për Motër Gemma në...

Bekimi apostolik i Papa Françeskut/ Letra e urimit për Motër Gemma në 100 vjetorin e lindjes

100 vjetori i lindjes së motrës Gemma Naccarato, misionare e Urdhrit engjëllorë të Shën Palit, u festua përmes një Meshe të Shenjtë në Katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër.

Mesha u udhëhoq nga Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra së bashku me praninë e Ipeshkvijve të Shqipërisë, Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi si dhe besimtarëve e miqve të misionares që prej 27 vitesh jeton e kontribuon në Shqipëri.

“Këto dëshmi tregojnë që është e mundur që njeriu të jetë besnik thirrjes dhe premtimeve që dikur secili ka bërë përpara Zotit”, ishte një pjesë e fjalës përshendëtëse e Imzot Massafra.

Ky përvjetor i lindjes ishte i veçantë pasi përkonte edhe me 80 vjet shërbim në kongregatë, e ku natyrisht në këto vite, kontributi i saj ka qënë i rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera ku me misionin e saj ka qënë e pranishme.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku i dërgoi një mesazh të veçantë urimi, Motër Gemmas në këtë 100 vjetor të lindjes.

Mesazhin e Papa Françeskut e lexoi Nunci Apostolik, Imzot Bonazzi.

Shenjtëria e tij, Papa Françesku jep nga zemra, bekimin apostolik Motër Gemma Naccarato. Me rastin e 100 vjetorit të lindjes dhe 80 vjetorit të jetës së kushtuar në kongregatën e motrave engjëllore të Shën Palit, dhe thërret mbi hir të veçantë qiellore si dhe mbrojtjen e së lumës Mari Virgjër me qëllim që të vazhdojë ta përmbushë thirrjen e saj me bujari në zemër në përkushtim ndaj hyjit dhe ndaj Kishës”, ishte mesazhi i urimit nga Papa për Motër Gemman.

Më pas një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Motër Vera Lleshi e cila falenderoi të gjithë për këtë moment të veçantë për Motër Gemman.

Iu falenderoj me gjithë zemnër, tu e falenderu Zotin për jetën e 100 vjetorit të Madre Gemmas, por edhe të 80 vjetorit të jetës së kushtuar. Kërkojmë me gjithë shpirt tu iu falenderu që të vazhdoni me u lut, jo se na duhet me u ba të gjitha 100 vjeçe, por të arrijmë ta jetojmë me plotësi e shenjtëri”, kjo ishte një pjesë e fjalës së Motër Vera Lleshit.

Festa më pas ka vijuar në shtëpinë ku misionaret engjëllore të Shën Palit janë të vendosura në qytetin e Shkodrës, aty ku të gjithë festuan e uruan të tillë shembuj pozitiv të jenë të pranishëm në jetën e çdo besimtari.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme