15.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës"AVE MARIA", aktivitet bamirësie/ Një iniciativë e famullisë “Zemra e Krishtit”
HomeArqidioqeza Tiranë-Durrës"AVE MARIA", aktivitet bamirësie/ Një iniciativë e famullisë “Zemra e Krishtit”

“AVE MARIA”, aktivitet bamirësie/ Një iniciativë e famullisë “Zemra e Krishtit”

Një koncert bamirësie është zhvilluar ditën e entje në ambientet e Kishës “Zemra e Krishtit” në Tiranë.

Kontributet e mbledhura gjatë këtij koncerti i quajtuar “Ave Maria”, do të shkojnë për arsimin pas-shkollor të fëmijëve në Kombinat.

Në këtë koncert merrnin pjesë, Prof.Dr. Ajlula Jubani me një kumtesë, aktori Gent Hazizi me një stand up komedi, Kori “Vox Iuvenum” e shumë të rinj të tjerë të famullisë “Zemra e Krishtit”.

Kurator i këtij koncerti ishte Atë Zef Bisha i cili është shprehur mjaft i lumtur me pjesmarrjen në këtë koncert bamirësie dhe premton se do të ketë edhe koncerte të tjera.

Shumë pyetje kemi pasur gjatë përgatitjes së këtij aktiviteti, si do të dalë, a do të vijnë njerëz, a do të përgjigjen kësaj nisme e shume te tjera. Këto pyetje mblidhen në një FALEMINDERIT për praninë tuaj dhe që na keni mbështetur në këtë iniciative. Jam i sigurt që jo të gjithë e kanë kuptuar qëllimin e këtij aktiviteti, është diçka e re dhe gjërat e reja duhet të bëjnë shumë zhurmë për t’u dukur. Por kjo nuk ka shërbyer sepse nuk kishim nevojë të bënim gjëra të mëdha përveç që të hapnim zemrat tonë e të lëmë të fluturojnë talentet. Gjithçka për një qëllim të vetëm  për t’u rritur, për t’u bërë pjesë e një komuniteti që mblidhet për të ndihmuar atë që kanë më shumë nevoje. Dëshirojmë të vazhdojmë aktivitetin tonë deri në fund të muajit duke sensibilizuar edhe një herë të gjithë ato persona që mund të na mbështesin në projektin që kemi menduar. Faleminderit përzemërsisht gjithsecilit prej jush që u betë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm për famullinë tonë! Paçi bekimin e Zotit!”, shkruan Atë Zefi në postimin e tij.


Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme