9.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësAtë Bernard Caruana, bën Aktin e betimit si Vikar i Përgjithshëm i...
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësAtë Bernard Caruana, bën Aktin e betimit si Vikar i Përgjithshëm i...

Atë Bernard Caruana, bën Aktin e betimit si Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës

Në pasditen e 2 Marsit 2022, në Katedralen e Shën Palit, u kremtua Festa e Kushtimit të Zotit në Tempull, festë që përkon njëkohësisht me Ditën e XXVI-të Ndërkombëtare të Jetës së Kushtuar. Mesha e Shenjtë u kryesua nga Imzot Lazarus You Heung – Sik, Prefekt i Kongregatës për Klerin, në prani të Arqipeshkvit Metropolit Imzot Arjan Dodaj dhe Nuncit Apostolik Imzot Luigi Bonazzi dhe meshtarëve të Arqidioqezës.

Kishat tona martire dhe martirët tanë qofshin mbrojtja e popullit të Zotit e sidomos e të kushtuarve“, shtoj Imzot Dodaj. Ndërkohë në përshëndetjen e tij të fundit Imzot You Heung-Sik edhe pse vizita e parë e tij në Shqipëri vlerësoj pafund popullin tonë duke sjell në kujtime ato fjalë që Papa Françesku pati thënë gjatë vizites së tij në Tiranë në 2014. Brenda një muaji atë vit Ati i Shenjtë vizitoj dy popujt tonë atë korean dhe shqiptarë, dy Kisha që me gjakun e Martirëve le të dëshmojnë praninë e Krishtit që triumfon.

Me rastin e kësaj Dite, të gjithë rregulltarët dhe rregulltaret në praninë e Arqipeshkvit ripërtëriten Kushtet, po ashtu gjatë kësaj Meshe solemne Atë Bernard Caruana, bëri Aktin e betimit si Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme