16.5 C
Tirana
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësArqidioqeza Tiranë-Durrës organizon tërheqje shpirtërore për laikët
HomeArqidioqeza Tiranë-DurrësArqidioqeza Tiranë-Durrës organizon tërheqje shpirtërore për laikët

Arqidioqeza Tiranë-Durrës organizon tërheqje shpirtërore për laikët

Të shtunën me 2 prill, Arqidioqeza Metropolitane Tiranë–Durrës organizoi një Tërheqje Shpirtërore për Laikët që vinin nga famulli e Lëvizje të ndryshme laike, si: Kisha Zemra e Krishtit në Tiranë, Kisha e Shna Ndout Tiranë, Kisha e Zojës e të Ngjiturit në Qiell në Mamurras dhe Thumanë, Kisha e Shën Mehillit në Laç, Lëvizja e Fokolarëve, Notre Damme, Neotekatekumenale, Papa Gjoni 23.

Kjo ditë shpirtërore u përjetua me ndërthurjen e disa momenteve, si: lutje e përbashkët, meditime, adhurim, reflektim personal, jehonë (bashkëndarje), rrëfime dhe Mesha e Shenjtë e kremtuar nga Arqipeshkvi, Imzot Arjan Dodaj.

Që në fillim të ditës, Vikari i Përgjithshëm, At Bernard Cuarana, me një fjalor të thjeshtë dhe depërtues, duke iu referuar Psalmit 92 dhe Librit të Profetit Ezekiel, na ka ndihmuar të kuptojmë rëndësinë e tërheqjes shpirtërore për të gjithë e në mënyrë të veçantë për ne laikët që në përditshmërinë tonë jemi vazhdimisht të gjithëpërfshirë nga punët e problemet e përditshme që ndonjëherë na “mbërthejnë” në të ashtuquajturin “dimension gri” ku e mira dhe e keqja përzihen.

Ditë si kjo tërheqje na ndihmojnë të qartësojmë e kthelltësojmë brenda nesh, praninë e Zotit në jetën tonë dhe ndarjen e të mirës nga e keqja.“Uji simbolizon larjen, pastrimin, PAGËZIMIN; që të fut në një jetë të re me Zotin” kujtoi At Bernardi, “kthimi i zemrës” nga zemër guri, në zemër mishi (shih Ez 36, 26), …. rëndësia e të qënit “profetë të Fjalës së Zotit”. Këto dhe gjithçka përjetuam gjatë kësaj dite na nxitën të jemi dëshmi e Tij në mjediset ku jetojmë e punojmë.

E rëndësishme për ne prania dhe fjala e Arqipeshkvit, i cili, i sapokthyer nga Udha e Kryqit e kremtuar në ish kampin famëkeq të Tepelenës, na porositi dhe na nxiti për heshtje të shenjtë kur hyjmë në kishë, para dhe gjatë meshës, për gjetjen motivit për të ndryshuar secili vetveten tonë, për t‘u përgatitur për situata më të vështira duke e ushqyer dhe kultivuar besimin në dashurinë e Zotit dhe praninë e Tij në jetën tonë.

Elidon Dodaj

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme