11.5 C
Tirana
HomeKisha UniversaleAbuzimet në Francë, Papa: është koha e turpit, për mua e për...
HomeKisha UniversaleAbuzimet në Francë, Papa: është koha e turpit, për mua e për...

Abuzimet në Francë, Papa: është koha e turpit, për mua e për ne të gjithë

Pas katekezës, gjatë përshëndetjes për shtegtarët francezë në audiencën e përgjithshme, Papa shprehu afërsinë e tij personale me viktimat e pedofilisë në Kishën e Francës, në dritën e “shifrave të konsiderueshme”, që dolën dje nga Raporti i Komisionit të pavarur, porositur nga ipeshkvijtë dhe rregulltarët e vendit. Në fjalët e Françeskut, trishtim, dhimbje, por edhe inkurajim për të bërë çdo përpjekje në mënyrë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më dhe Kisha të jetë shtëpi e sigurt.

“Realiteti i tmerrshëm” i abuzimeve në sferën kishtare vazhdon ta trishtojë thellë Papën. Sot, gjatë audiencës së përgjithshme, Papa Françesku kujtoi Raportin e Komisionit të pavarur mbi abuzimin seksual në Kishën e Francës, ku pasqyrohen të dhëna, që përfshijnë periudhën nga viti 1950 e në vijim. Nga dokumenti, i publikuar dje dhe i porositur nga Konferenca Ipeshkvnore e nga Konferenca e rregulltarëve francezë, dalin në pah shifra dramatike: në periudhën 1950-2020, ka pasur së paku 216.000 viktima dhe nga 2.900 deri në 3.200 priftërinj dhe rregulltarë janë përfshirë në krime pedofilie.

Fjala e plotë:

Motra dhe vëllezër,

dje, Konferenca ipeshkvore dhe Konferenca e rregulltarëve dhe rregulltareve në Francë morën raportin nga Komisioni i pavarur mbi abuzimet seksuale në Kishë, i ngarkuar me vlerësimin e shtrirjes së fenomenit të sulmeve seksuale dhe të dhunës ndaj të miturve nga viti 1950 e tutje. Fatkeqësisht, rezulton në një numër i konsiderueshëm. Dëshiroj t’u shpreh viktimave trishtimin dhe dhimbjen time për traumat që kanë pësuar dhe turpin tim, turpin tonë, turpin tim, për paaftësinë, për kohë të gjatë, të Kishës për t’i vënë ato në qendër të vëmendjes së saj, duke u siguruar atyre lutjen time. Unë lutem dhe të lutemi të gjithë së bashku: “Ty, o Zot, lavdia, e neve turpi”: ky është momenti i turpit. Unë inkurajoj ipeshkvijtë dhe ju, vëllezër të dashur që keni ardhur këtu për të bashkëndarë këtë moment, inkurajoj ipeshkvijtë dhe eprorët rregulltarë që të vazhdojnë të bëjnë të gjitha përpjekjet në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Shpreh afërsinë dhe mbështetjen atërore ndaj meshtarëve të Francës përballë kësaj prove, e cila është e vështirë, por e shëndetshme, dhe i ftoj katolikët francezë të marrin përgjegjësitë e tyre për të siguruar që Kisha të jetë një shtëpi e sigurt për të gjithë. Faleminderit.

Përkthyer nga Vatican News

Mond MARKU

Na ndiqni

1,210FansLike
414FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme