Duke pranuar ftesën e Kreut të Shtetit dhe të Autoriteteve kishtare të vendit, Ati i Shenjtë Leoni XIV do të kryejë një Udhëtim Apostolik në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor, duke shkuar në shtegtim në İznik me rastin e 1700-vjetorit të Koncilit të Parë të Nicesë.
Më pas, duke iu përgjigjur ftesës së Kreut të Shtetit dhe të Autoriteteve kishtare të Libanit, Ati i Shenjtë do të shkojë në Udhëtim Apostolik në këtë vend nga 30 deri më 2 dhjetor.
Programi i Udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur.