10.5 C
Tirana
HomeKryesor"Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepiskopin Anastas Janullatos"
HomeKryesor"Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepiskopin Anastas Janullatos"

“Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepiskopin Anastas Janullatos”

Në ceremoninë e lamtumirës për Kryepiskopin e ndjerë Anastas Janullatos, e mbajtur në Katedralen Orthodhokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Zv/Presidenti i KISH SH.T. Imzot Simon Kulli, Sekretari i Përgjithshëm SH.T. Imzot Giovanni Peragine dhe Presidenti i Komisionit KISH për dialogun ekomenik dhe ndërfetar SH.T. Imzot Arjan Dodaj, të cilët ju bashkuan besimtarëve dhe personaliteteve të tjera fetare në këtë moment solemn lutjeje dhe ndërmjetësimi.

Gjatë ceremonisë, kreu i delegacionit të Vatikanit, SH.T. Imzot Flavio Pace, sekretar i Dikasterit për Nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve, lexoi letrën e Papa Françeskut. Ati i Shenjtë kujtoi takimin e tij me të ndjerin gjatë vizitës në Shqipëri, duke vlerësuar përkushtimin e tij në shërbim të besimtarëve, angazhimin për ruajtjen e unitetit me Kishat e tjera Orthodhokse, si dhe kontributin e tij të çmuar në dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore.

Në këtë akt solemn ishin të pranishëm edhe Imzot Ionuț Paul Strejac, i Ngarkuari me Punë i Nunciaturës Apostolike në Shqipëri, si dhe një numër i madh besimtarësh dhe personalitetesh fetare e shoqërore.

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme