24.5 C
Tirana
HomeKISHKUR LUTJA MERR SHIJEN E FAMILJES
HomeKISHKUR LUTJA MERR SHIJEN E FAMILJES

KUR LUTJA MERR SHIJEN E FAMILJES

Sot më shumë se kurrë, kohët e ethshme të jetës së përditshme, turnet e vështira të punës që shpesh krijojnë ndarje, në vend që të bashkojnë, kërkojnë një aftësi të madhe dhe këmbëngulje të fortë për t’iu braktisur Hyjit. Sepse është e sigurt që në mes të një furie të tillë, lutja është oksigjen, porse duhet gjetur mënyra për ta ruajtur atë. Për më tepër, ka raste kur familja duhet të bëjë llogaritë edhe me gjendjet fiziologjike [ndryshimi i moshës] që në mënyrë të pashmangshme rimodelojnë edhe momentet e lutjes.

Është bukur të mendosh se Jezusi e mirëpret dhe e ruan edhe atë gjumë që na zë, ndërkohë që ne i dorëzojmë gjithçka Atij.

Familja është një realitet dinamik, kompleks dhe i bukur dhe gjithçka që ndodh në të ndikohet nga ky dinamizëm. Gjithçka, duke përfshirë edhe dimensionin e lutjes. Jeta e lutjes mësohet së pari personalisht dhe më pas në çift, derisa lutja bëhet familjare. Është një mirëbesim me Zotin që rritet nëpërmjet përvojës dhe është thelbësor për forcimin e lidhjeve, një burim lidhjeje intime me Atin dhe një moment bashkëndarjeje midis anëtarëve të familjes. Lutja në familje, përveç se kërkon një dëshirë të madhe për Hyjin, është fryt i krijimtarisë së domosdoshme. Sot më shumë se kurrë, kohët e ethshme të jetës së përditshme, turnet e vështira të punës që shpesh krijojnë ndarje, në vend që të bashkojnë, kërkojnë një aftësi të madhe dhe këmbëngulje të fortë për t’iu braktisur Hyjit. Sepse është e sigurt që në mes të një furie të tillë, lutja është oksigjen, porse duhet gjetur mënyra për ta ruajtur. Për më tepër, ka raste kur familja duhet të bëjë llogaritë edhe me gjendjet fiziologjike që në mënyrë të pashmangshme rimodelojnë edhe momentet e lutjes.

Të lutesh në çift ose të lutesh me fëmijë të vegjël është diçka e ndryshme; edhe më ndryshe është të lutesh me adoleshentët. Si të ruhet lutja, atëherë, në këtë rast? Duke paracaktuar ritet dhe takimet me pëlqimin e përbashkët, por edhe duke e bërë vetë jetën një liturgji të vërtetë familjare.

Çdo përvjetor i lidhur me momente të rëndësishme të dashurisë mund të kthehet në lutje e meditim për atë që Zoti ka bërë me historinë përkatëse si bashkëshortë dhe prindër. Shën Gjon Pali II në Familiaris consortio thoshte: “Hyji që i ka thirrur bashkëshortët për martesë, vazhdon t’i thërrasë në martesë. Brenda dhe përmes fakteve, problemeve, vështirësive, ngjarjeve të kujdesit të përditshëm, Hyji u gjendet atyre, duke zbuluar dhe propozuar nevojat konkrete të pjesëmarrjes së tyre në dashurinë e Krishtit për Kishën” (51). Kështu, në momente të rëndësishme, në festa por edhe në zi, gjestet dhe fjalët mund të bëhen hapësirë ​​dhe kujtim i pranisë së Atit në jetën e në lidhjet që janë ndërtuar. Kemi, pastaj, lutjen e dorëzimit të gjërave të përditshme, e cila, jo fort formale dhe e strukturuar, shoqëron akrepat e orës që vijojnë. Është lutja spontane në rrugë, në makinë, në pritje të marrjes së detyrave të përditshme; por është edhe ajo që bashkëndahet në vakte dhe në mbrëmjen pak a shumë dinamike, para se të shkohet për të fjetur ose kur tashmë lodhja ka bërë të veten. Dhe është bukur të mendosh se Jezusi e mirëpret dhe e ruan edhe atë gjumë që na zë, ndërkohë që ne i dorëzojmë gjithçka Atij.

Kemi pastaj lutjen e fëmijëve: ajo e të vegjëlve, këmbëngulëse dhe ëndërrimtarë e ëndrrës së Zotit që shpesh na kujton gjërat thelbësore të fesë me thirrjet e tyre të shkurtra, por të gjalla. Vjen pastaj lutja e heshtur që qëndron përballë rebelimeve të adoleshentëve. Pyetjet, dyshimet që u përplasën të rriturve në fytyrë, bëhen dëgjim dhe përballje në të cilin jeton Zoti.

Është lutja në zemrat e prindërve që e dinë se ata fëmijë po kërkojnë Atë që i ka menduar gjithmonë dhe lejon të gjendet prej tyre.

Më në fund, lutja e kohës, që bëhet më e ngadalshme [koha]. Është stina e pjekurisë dhe më pas e pleqërisë, ditët në të cilat ne e gjejmë Zotin në rite më të qeta dhe sërish në gjendje për të na mundësuar që të braktisim [në Zotin] atë që ndodh dhe do të ndodhë. Gjithçka me sigurinë se, siç thotë Papa Françesku: “Jeta në çift është një pjesëmarrje në veprën e frytshme të Hyjit dhe secili nga bashkëshortët është për tjetrin një provokim i përhershëm i Shpirtit. Dashuria e Hyjit shprehet ‘nëpërmjet fjalëve të gjalla dhe konkrete me të cilat burri dhe gruaja e shprehin dashurinë e tyre bashkëshortore’. Kështu, të dy ata janë pasqyrim i dashurisë hyjnore që ngushëllon me fjalën, me shikimin, me ndihmën, me përkëdheljen, me përqafimin. Prandaj, të duash të formosh një familje është të kesh guximin për t’u bërë pjesë e ëndrrës së Hyjit, guximin për të ëndërruar me Të, guximin për të ndërtuar me Të, guximin për ta luajtur këtë histori me Të, për të ndërtuar një botë ku askush nuk ndihet vetëm”. (Amoris laetitia 321).

Na ndiqni

1,210FansLike
513FollowersFollow
170FollowersFollow

Të tjera

Të ngjashme