Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, bashkohet me ftesën e Papa Françeskut për t’u lutur dhe agjëruar për paqen në botë më datë 7 tetor 2024. Presidenti i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, i ka bërë jehonë kësaj ftese, të cilën Papa e bëri gjatë Meshës së kremtuar në sheshin e shën Pjetrit me rastin e fillimit të Sinodit të Ipeshkvijve më datë 2 tetor 2024.
Kisha katolike në vendin tonë, këtë ftesë ia shtrin jo vetëm katolikëve, por edhe bashkësive të tjera fetare në Shqipëri dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë.
Ja teksti që Imzot Meta ka shpërndarë në ditën e djeshme nga Roma, ku është i pranishëm në punimet e Sinodit: